Malisheva e Gjilanit ka vendosur të rreshtohet përkrahë njerëzve që interesin e përgjithshëm e kanë kusht primar dhe ti përkrahë ata që do ta realizojnë amanetin e dëshmorëve të kombit për një shtet demokratik, ligjor dhe me ushtri.
Të paktën kështu u deklaruan banorët e Malishevës, në mesin e së cilëve qëndroi sot kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Dega në Gjilan Rexhep Kadriu, I shoqëruar edhe nga dy kandidatët e tjerë për deputetë në Parlamentin e Kosovës nga Gjilani, Ahmet Isufi dhe Magbule Shkodra,thuhet në komunikatën e AAK-se.
Ai i falenderoi banorët për pritjen, ndërsa tha se në mesin e tyre ndihet si në familje, sepse bashkë kanë punuar në shumë projekte dhe po vazhdohet të punohet edhe në projektet e rradhës.
“Ne sot kemi këtë gjendje ekonomike, politike, shëndetësore, arsimore e kulturore, si pasojë e udhëheqjes së dobët, të paguximshme dhe me mungesë vullneti për të punuar për vendin”, ka thënë Kadriu. “Tre kandidatët për deputetë që jemi nga Gjilani, Ahmet Isufi, Magbule Shkodra dhe une Rexhep Kadriu, do të jemi zë i fuqishëm në institucionet e vendit dh këmbëngulës në ndarje të barabartë të buxhetit të shtetit”, ka thënë më tutje Kadriu.
Në këtë takim, morri pjesë edhe kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës Magbule Shkodra, e cila njëherit është kandidate për deputete në Parlamentin e Kosovës dhe e cila tha se Gjilani është i pozicionuar fuqishëm në programin qeverisës të Haradinajt dhe si i tillë do të jetë pikënisje e punës në mandatin katër vjeqar.
“Në strukturën e Aleancës në nivel qendror kemi shumë anëtarë nga Gjilani, si në kryesi, poashtu edhe si nënkryetar partie dhe si kryetare të AGK-së. Pra, kjo dëshmon se sa Ramush Haradinaj është i interesuar për Gjilanin”, tha Shkodra.
Një fjalë rasti mbajti edhe nënkryetari i AAK-së në nivel qendror Ahmet Isufi, i cili gjithashtu është edhe kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës. Ai para malishevasve tha se pafuqia e qeverisë në ikje për të marrë vendime të rëndësishme në favor të vendit, ka bërë që vendi të detyrohet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Kosova ka nevojë për një kryeministër dhe institucione të cilat kanë projekte për përfundimin e punëve që janë në interes të qytetarëve. Ushtria e Kosovës do të formohet në afat sa më të shpejtë kohor, sepse ndryshe nuk mund të themi që jemi shtet. Plani qeverisës i Haradinaj është garantues për këtë”, ka thënë Isufi.
Ndryshe, Gjilani njihet si komuna që ka marrë më se paku nga buxheti i shtetit dhe që më së paku ka qenë pjesë e programit për investime në qeveritë e kaluara, thuhet në fu në të komunikatës.