Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur tubimin e saj me qytetarët e komunës së Gjilanit, me këtë rast lideri i këtij subjekti, njëherësh kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj ka shpalosur pjesë nga programin qeverisës, para elektoratit në Gjilan. Ai e nisi fjalinë e tij duke kërkuar mbështetje pikërisht për kandidatët e AAK-së nga kjo anë.
Haradinaj para gjilanasve ka rikujtuar ato që i tha ditë më parë po në Gjilan ku kishte thënë se për qytetarët e Luginës, duhet dyshtetësia, dhe kjo deklaratë, sipas tij, kishte shqetësuar menjëherë Serbinë.
“Para do dite isha në Gjilan dhe thash se duhet me iu dhënë dyshtetësi, qytetarëve tanë shqiptarë nga Presheva. Pra, qytetarëve shqiptarë që janë të lindur e rritur në Preshevë, por që jeta që i obligon me veprua edhe në Kosovë, duhet dhënë dyshtetësinë, një e drejtë që plotë shtete të avancuara në botë e bëjnë. Vetëm për kaq u bënë nerzovë kojshitë tanë (Serbia)”, tha Haradinaj.
Sipas tij, e nisi me këtë pjesë pasi nuk është në rregull që një shtet që aspiron me u bë anëtar i BE-së (Serbia), me mbajt në preambulë, në Kushtetutën e saj Kosovën pjesë të saj. e Brukseli heshtë, ndërsa kur kërkohet një drejtë e jonë, përmendet prishje e stabilitetit.
Haradinaj tha se nuk është në rregull që një shtet fqinjë me i shti duart në Kosovë, por kjo ndodh, sipas tij, pasi ata që na kanë udhëheqë deri më sot, nuk janë ndierë si shtet i pavarur, nuk kanë besue në vete,e në shtetin e vet, dhe e kanë pru punën mos me na respektua.
“Detyra jonë e parë në qeverisjen e re është me respektuar republikën tonë dhe vendimet që i kemi marrë, në bazë të një Kushtetute që e kemi, na kanë njoftë vende shumë të respektueshme , kemi nënshkrua MSA-në, jemi në rrugë drejtë BE, dhe duam të sillemi si vend pavarur. Pra puna e parë e Kosovës dhe e qeverisë së ardhshme është me e largue ndikimin e Serbisë, mos me e lejue influencën e saj në Kosovë për shkak se qëllim i saj është me të pengua.
I nominuari për kryeministër të Kosovës Ramush Haradinaj tha se detyra tjetër është luftimi i korrupsionit, për të cilën ai tha se gjatë i kemi mbyllur sytë. Ai ka thënë se duhet ndalë korrupsionin dhe se qeveria do të jetë në shërbim të atyre që krijojnë vende pune.
“Ne jemi shtet në nisje dhe është arritje e të gjithëve por edhe e miqve dhe duhet ndal korrupsionin nuk guxojmë me dështue. Nëse e luftojmë korrupsionin kemi rend dhe ligj. Duhet të punojmë në krijimin e vende të punës. Qeveria duhet të jetë në shërbim të atyre që krijojnë vlerë ekonomike e vende të punës, tha ai.
Sipas tij, Kosova ka resurse të mëdha të vlerës botërore. Si shembull Haradinaj mori rezervat në thëngjill e metale. Ai përmendi si mundësi që të fillohet me investime për disa Termocentrale energjetike me thëngjill, por pa e ndotur ambientin. Nisja e investimeve në thëngjill menjëherë do të krijon vende puna. Do të veprohet me kapacitetet tona minerale menjëherë, ka thënë ai, për të ftuar besimin e gjilanasve për të dhe kandidatë e AAK-së dhe të koalicionit.
Në fjalën e tij para gjilanasve, kandidati për deputet në Parlamentin e Kosovës, Rexhep Kadriu ka thënë se Gjilani dhe qytetarët janë dëshmitarë të një regresi të vazhdueshëm, dëshmitarë të një tuneli të pafund, të pa dritë, që na ka verbuar e ngulfatur për vite të tëra. Jemi dëshmitarë të fjalëve që u kthyen në gënjeshtra, të premtimeve që u kthyen në harresë, e të besës që u shkel. Jemi dëshmitarë të një epoke që na la pa arsim cilësor, pa shëndetësi korrekte, a siguri të duhur pa zhvillim ekonomik, pa shtet.
“Lideri jonë dhe kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ia ka vënë vetes pikërisht këto prioritete, të punojmë për qytetarët e Kosovës, pa dallime, për të gjithë njësoj për t’i realizuar kërkesat e tyre. Këtë e ka dëshmuar edhe në 100-ditëshin si kryeministër, duke dhënë një përkrahje të madhe për Gjilanin dhe Anamoravë. Këtë do ta bëjë edhe gjatë qeverisjes së re pasi ka premtuar se Gjilani do ta ketë hapësirën e merituar me anë të prioriteteve që janë vendosur e ato janë pesë prioritete që i duhen Gjilanin”, ka thënë Kadriu.
Sipas tij ato janë, Zona ekonomike apo parku industrial, ndërtimi i autostradës Dheu i Bardhë –Gjilan- Prishtinë, ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, furnizimi me ujë i qytetit dhe e fundit për Luginën e Preshevës, nënshtetësia e qytetarëve tanë.
Gjithashtu Kadriu ka kërkuar nga qytetarët e Gjilanit, Anamoravës dhe gjithë Kosovës që të zgjedhin vizionin që ka AAK-ja, kryeministri Haradinaj në mënyrë që sipas tij t’i kthehet dinjiteti vendit.
“Unë si kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës kërkoj votën e juaj sot, që nesër të jem zëri i qytetarëve të Gjilanit dhe Anamoravës, aty ku miratohen ligjet dhe ku ndahet buxheti që kanë një ndikim tejet të madh për jetën tuaj, aty ku lypset të përgjigjen ministri dhe kryeministri për punën apo mospunën e tyre. Hisja e Gjilanit në buxzhetoi ne Kosovës është e madhe dhe ne kërkojmë hisen tonë”, ka thënë Kadriu.
Ai ka thënë se nuk ka pretendime të përfitoj materialisht sepse sië u shpreh “Ju e dini që unë nuk e shpenzova për tri vite e gjysmë të parasë publike për vete, pagën time si nënkryetar e dhurova për bursa të studentëve. Nuk kam pretendime të fitoj poste, të vetmen karrige që do ta mbajë është ajo në zyrën e qytetarit që do të hapet për të gjithë deputetët e Anamoravës në Gjilan, çdo qytetarë mund të tregojë për problemet shqetësimet dhe hallet e tij. U premtoj publikisht se në rast që do të fitoj as rrogën e deputetit nuk do ta marr do t’ia jap studentëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Kadriu, për të ftuar nga gjilanasit që të bashkohen rreth vizionit të kryetarit Haradinajt, dhe rreth kandidatëve tjerë të AAK-s, për t’ia kthyer qytetarëve shpresën dhe dinjitetin.
Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së njëherësh kandidat për deputetë, ka thënë se ka ardhë koha që Kosova ta bëj kthesën dhe kthesa është me njerëzit që kanë ditur të ecin nëpër procese vertikali, me njerëzit që kanë ndryshuar Kosovën edhe atëherë kur kishte humbur çdo shpresë.
“Ka ardhë koha që Kosova jo vetëm të jetë shtet i lirë e i pavarur, por të jetë edhe i zhvilluar dhe e integruar edhe brenda kombit shqiptar por edhe brenda familjes evropian. Me Ramushin kryeministër Kosova do të ecë drejt, sepse ka përkrahë vetës gjithë anëtarët, simpatizantët, qytetarët dhe ka koalicionin e madh, që më 11 qershor do të dalim fitues”, ka thënë isufi.
Isufi ka shtuar tutje se ka ardhur koha për të pas një fillim të ri, për ta bërë Kosovën shtet që matet edhe me vendet në rajon por edhe ato evropiane. “Ne do të mundemi që Kosovën ta bëjmë shtet nga ku nuk ikin qytetarët e saj, por jetojnë me dinjitet dhe mirëqenie, sikur popujt e tjerë të Evropës”, ka thënë Isufi.
Magbule Shkodra, kandidatja tjetër e AAK-së ka thënë para të pranishmëve se është kënaqësi ku në mesin tuaj gjejë shpresën e cila po shndërrohet në besim sepse ju e jeni të bindur se data 11 qershor është data kur shpresat e tona bëhen besimi për ta zhvilluar Kosovën e kjo vije për shkak se garantues i këtij zhvillim është njeriu i cili sakrifikoi në luftë, që bëri shumë për Kosovën, Ramush Haradinaj.
“Nuk kam asnjë fije dyshime se Kosova do të qeveriset në krye me Haradinaj i cili do ta kthej buzëqeshjen te fëmijët tanë, do të jetë ai që do ta bënë të moshuarin ta ndjejë pleqërinë e tij me dinjiteti, që rinisë tonë t’ia kthejë ardhmërinë”, ka thënë Shkodra, e cila ka ftuar gjilanasit dhe Anamoravën të votojnë për Haradinajn dhe kandidatët e AAK-së sepse Anamorava dhe gjithë Kosova nuk do të harrohen nga kryeministri Haradinaj dhe kandidatët e AAK-së që janë shpresa që Kosova do të ecë përpara.
Halil Matoshi, po ashtu kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës ka thënë para gjilanasve se duke e ditur që politika është besim, shtoi se viteve të 90-ta i ka besuar Ibrahim Rugovës, dhe sot beson në Ramush Haradinaj. Matoshi tha se Haradinaj ishte kryeministri i parë i Dr Rugovës dhe do të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës edhe në zgjedhjet e 11 qershorit.
“Ne që ju kemi bashkuar Haradinajt, ia kemi mësyer ta rikthejmë besimin në lidership, në institucionin e shteti dhe do ta bëjmë Kosovën një shtet vërtetë të jetueshëm, një shtet modern. Së bashku do ta kthejmë dashurinë për Kosovës tonë, për Republikën tonë. E kërkojë votën tuaj për koalicion për numrin 12, për Haradinaj por dhe kolegët që janë këtu”, ka thënë Matoshi.
Përndryshe, për argëtimin e të pranishmëve u përkujdesen Xuxi dhe Alban Skenderaj me këngë nga repertori i tyre.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017