Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka kërkuar nga shumica parlamentare që të reflektojë dhe të mbështesë iniciativën për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
Tahiri në një konferencë për media të shtunën ka thënë po ashtu që qeveria duhet ta trajtojë edhe mundësinë e kompensimit të tërheqjes për disa kategori që kanë më pak të hyra në Trust.
“AAK-ja kërkon nga shumica parlamentare që të reflektojë seriozisht dhe të mbështesin iniciativën e tërheqjes së trustit pasi ato janë para të qytetarëve të Kosovës, janë kontribut i tyre dhe rrethanat në të cilat është sot Kosova kjo është një gjë elementare që qeveria mund ta bëjë. Dhe po ashtu ta trajtojë mundësinë që për një kategori që ika më pak të hyra në trust të bëjnë edhe kompensimin e tyre. Trusti nuk është dëshirë, nuk është vullnet i mirë, është domosdoshmëri për të gjithë ata që janë duke paguar dhe e kanë nevojë elementare”, ka thënë Tahiri.