DYLON

Kryeministri Kurti vizitoi kontingjentin e ushtarëve të FSK-së që po zhvillojnë trajnime në Iowa

Kryeministri Kurti vizitoi kontingjentin e ushtarëve të FSK-së që po zhvillojnë trajnime në Iowa
Avatar photo Redaksia

Gjatë qëndrimit të tij në shtetin e Iowa-s të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, vizitoi kontingjentin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po zhvillojnë trajnime atje së bashku me ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s. Aty u takua me ushtarët Lulëzim Statovci, Fidan Nishevci, Arianitë Prushi dhe Malsor Haxhiu.

Duke theksuar se Garda Kombëtare e Iowa-s ka qenë dhe vazhdon të jetë kyçe në ngritjen profesionale të FSK-së dhe në përgatitjen profesionale drejt arritjes së standardeve të NATO-s, kryeministri Kurti vlerësoi edhe bashkëpunimin e vitit të kaluar, kur së bashku me trupat amerikane të Gardës Kombëtare të Iowa-s, FSK realizoi misionin e parë dhe historik të zbarkimit në shtetin e Kuvajtit.

EkoHigjiena

Kryeministri Kurti u shprehu mirënjohje ushtarëve tonë për krenarinë që na e sjellin me përkushtimin e tyre për t’i shërbyer vendit. Ai tha se angazhimi i përditshëm në trajnime për të avancuar aftësitë dhe shkathtësisë e tyre dhe forcës sonë është jetik në përkushtimin e Republikës së Kosovës për stabilitet dhe siguri në rajon. Nëpërmjet rritjes së buxhetit për mbrojtje për 52%, ai tha se Qeveria po dëshmon synimin e saj që duke ngritur kapacitetet profesionale të FSK-së të kemi një forcë që është e aftë të përmbushë detyrat e veta kushtetuese për të mbrojtur vendin, por edhe të bashkëpunojë me partnerë e aleatë në ruajtje të paqes në rajon e botë.

Në këtë vizitë ai po ashtu falënderoi pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s për mbështetjen e tyre për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për partneritetin e ngushtë me Qeverinë e Republikës së Kosovës.​ /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.