Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dega në Gjilan, sot ka mbajtur takim pune me kryesinë e degës ku i pranishëm ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në kuadër të fillimit të procesit të zgjedhjeve të brendshme partiake në degët e saj.
AAK në Gjilan nga sot është në zgjedhje të brendshme. Koordinator për këtë proces zgjedhor deri në përfundim të tij, me vendim të organeve drejtuese të degës, është emëruar, Nazim Gagica.
Nga Zyra për Informim e AAK-së në Gjilan bëhet me dije se AAK në Gjilan është subjekt i shtrirë gjithandej, në çdo lagje e fshat, me strukturë të organizuar e cila po punon për organizimin e Kuvendeve Zgjedhore.
Më tej thuhet se: AAK është subjekt i hapur ndaj secilit qytetarë të Republikës, për secilën të re e secilin të ri që mendon se mund të jap kontributin e tij/saj në interes të përgjithshëm.
“AAK fton qytetarët në mbështetje të vizionit të saj për një Kosovës të qëndrueshme dhe një Komunë të zhvilluar e moderne. Bashkë do të mundemi të bëjmë shumë ndryshime, sepse e kemi dëshmuar se jemi të paalternativë, që e mbajmë fjalën dhe se premtimet i marrim si kontratë me qytetarët”. /2LONLINE/