• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Në prag të muajit të bekuar Ramazan, komunës së Gjilanit iu shtua edhe një xhami e re

Redaksia 2LONLINE 26 Mars, 2022 4 min
 Në prag të muajit të bekuar Ramazan, komunës së Gjilanit iu shtua edhe një xhami e re

Në prag të muajit të bekuar Ramazan, komunës së Gjilanit iu shtua edhe një xhami e re. Falë bamirësve vullnetarë të fshatit dhe mërgimtarëve nga diaspora, sot, nën këndimin e tekbireve dhe salavateve, në mënyrë solemne u hap xhamia e re në fshatin Miresh të Gjilanit.

Ashtu siç e do rendi, kjo ceremoni filloi me leximin e ajeteve kuranore, të cilat i lexoi imami i kësaj xhamie Selim ef. Selimi. Më pas, një fjalë rasti mbajti edhe kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, Iljaz ef. Mustafa, i cili foli rreth vlerës dhe rëndësisë që ka ndërtimi i xhamive në fenë islame. Ai përmendi ajetin kuranor, ku Zoti i Madhëruar thotë se “E drejtë e përkujdesjes së xhamive të Allahut është vetëm e atij që i ka besuar Allahut dhe ditës së fundit, e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos Allahut.”

Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emrin e Myftiu Tërnava, të pranishmit i përshëndeti drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Simnica, i cili përcolli urimet e Myftiut Tërnava për hapjen e kësaj xhamie. Ai në fjalën e tij, një theks të veçantë i kushtoi falënderimit të mërgimtarëve tanë, të cilët si çdoherë, edhe për këtë xhami kanë dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh, duke ndihmuar për ndërtimin e xhamive sa herë që është kërkuar. Drejtori Simnica porositi banorët që këtë xhami mos ta shfrytëzojnë vetëm për falje të namazit, por që në këtë xhami të jetësohet edhe një amanet që e kemi për brezat e rinj, atë të mësim-besimit. Ai në fund uroi edhe për fillimin e muajit Ramazan, duke iu dëshiruar që të kenë agjërim të pranuar dhe që edhe njëherë ta gëzojnë këtë muaj dhe këtë xhami.

Kryetari i Këshillit të BI-së së Gjilanit, Naim ef. Aliu, përmendi një fakt të rëndësishëm sa u përket ndërtimit të xhamive. Ai tha se nga tetëmbëdhjetë xhami sa kishte Gjilani para luftës, kjo xhami të cilën po e përurojmë sot është e dyzetepesta. Andaj me këtë rast, unë nga ky vend shpreh falënderimet më të sinqerta për të gjithë banorët e Mireshit për këtë kontribut, duke lutur Zotin që t’ua pranojë në peshojën e veprave të tyre të mira.

Në emër të banorëve të fshatit, një fjalë rasti e mbajti Selami Huruglica, i cili foli rreth aksionit dhe nismës për ndërtimin e kësaj xhamie. Ai falënderoi me rend të gjithë ata që në çfarëdo forme kanë kontribuuar që sot ne të falemi në këtë xhami.

Hytben e parë në këtë xhami e mbajti sekretari i Përgjithshëm i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet ef. Sadriu, i cili përgëzoi dhe uroi banorët për këtë xhami. Ligjërata e tij kryesisht u fokusua në vlerën dhe rëndësinë e ndërtimit të xhamive.

Etiketa:Gjilan Ramazan xhami
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Opinion

Stop kufizimit ndaj gastronomisë!

12 Gusht, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti: Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës janë thelbi i

12 Gusht, 2022
Kamenicë

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë 

12 Gusht, 2022
Gjilan

Konfiskohen 34 patentë-shofer

12 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë 

12 Gusht, 2022

Konfiskohen 34 patentë-shofer

12 Gusht, 2022

Më 13 gusht bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli në varrezat e dëshmorëve në Gjilan

11 Gusht, 2022

Maliqi: Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar rekomandon shkarkimin e Aid Berishës nga drejtimi i Zyres për Preshevë.

11 Gusht, 2022

Kërkohet Masa e Paraburgimit për 22-vjeçaren nga Gjilani

11 Gusht, 2022

Arrestohen dy të dyshuar për posedim të pa autorizuar të substancave narkotike

11 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com