Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës (AAK) ka anuluar të gjitha kuvendet zgjedhore të parapara për ditën e sotme, për shkak të vdekjes së Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit të vendit, njëherësh, kryetar i kësaj partie.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, njofton anëtarët, simpatizantët dhe delegatët e saj se i anulon të gjitha aktivitetet partiake të paracaktuara për sot dhe nesër, duke përfshirë edhe kuvendin zgjedhor të degës.
Anulimi i aktiviteteve për sot e nesër bëhet për shkak të ndarjes nga jeta e babait të kryeministrit Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinaj.
AAK, Dega në Gjilan, shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Haradinaj, miqve dhe mbarë shqiptarëve për vdekjen e një njeriu që hyn në mesin e burrave më të mëdhenj të kombit.
AAK Gjilan