(2L ONLINE) – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, nënkryetari i AAK-së në Qënder Ahmet Isufi si dhe anëtarë të strukturës së Aleancës, sot kanë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve, me rastin e Festës së Flamurit-28 Nëntori.
‘Pranë dëshmorëve të rënë për lirinë që gëzojmë sot, struktura e AAK-së përkulet gjithmonë, për të nderuar gjakun e derdhur dhe për të çmuar sakrificën e bërë’, thanë drejtues të AAK-së. /2L ONLINE/