Në kuadër të aktiviteteve që po i bënë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, sot është mbajtur takimi me strukturat e këtij subjekti politik në fshatin Dobërçan e ku morën pjesë po ashtu edhe rreth 100 kryefamiljarë.
Në takim morri pjesë edhe kryetari i AAK-së Rexhep Kadriu, njëherësh kandidat për kryetar i këtij subjekti politik si dhe Ibish Ibishi, bartësi i listës së AAK-së për anëtarë të Kuvendit Komunal.
Në këtë takim u diskutua për prioritetet e këtij fshati si dhe u vlerësua puna e Rexhep Kadriut në katër vite si nënkryetar i komunës dhe angazhimi i tij maksimal në realizimin e kërkesave të qytetarëve.
E kreu i AAK-së Rexhep Kadriu ka thënë se si kryetar i ardhshëm i komunës së Gjilanit dhe në mbështetje te fuqishme të kryeministrit Ramush Haradinaj do t’i përmbyllin të gjitha kërkesat e fshatit Dobërçan, thuhet në komunikatë ne AAK-së.