Viti – (2LONLINE) – Nexhmedin Arifi, kandidati i PDK-së për kryetar komune që do të garojë në balotazh kundër Sokol Halitit të LDK-së, do ta ketë mbështetjen edhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Viti. Pasi u nënshkrua edhe marrëveshja e koalicionit mes këtyre dy subjekteve.
Kryetari i degës së AAK-së në Viti Visar Demiri është shprehur se Koalicionin me PDK-në e konsideron të natyrshëm dhe se për këtë marrëveshje kanë marrë edhe bekimin në qendër, derisa kandidati për kryetar komune Nexhmedin Arifi, theksoi se ky koalicion është rezultat i punës së mirë që kanë pasur gjatë 4 viteve të kaluara me AAK-në.
Arifi tha se shpreson se do të fitoj garën në balotazh dhe bashkë me AAK-në do ta qeverisin Vitinë në 4 vitet e ardhshme.
Përndryshe, bazuar në rezultatet preliminare LDK me kandidatin Sokol Haliti ka arritur të ketë 36.24 për qind % të votave ndërsa, Nexhmedin Arifi nga PDK 23.14 për qind. /2lonline/