Drenica pas ndeshjes ishte ankuar se disa lojtarë të Gjilanit, përfshirë fillimisht edhe kapitenin Ylber Kastrati, kanë përdorur fyerje raciste ndaj sulmuesit Harmon.
Për këtë ka reaguar zyrtarisht me një komunikatë në profilin zyrtar në Facebook.
Reagim
Pas ndeshjes në mes të SC Gjilanit dhe KF Drenica e zhvilluar me 10. 11.2019, në Gjilan, fundi i ndeshjes nuk kishte epilogun sportiv , ashtu siç është më së miri.
Rasti i Harmon, perjashtimi i tij me karton te kuq direkt vjen si rrjedhojë e asaj qe mbrojtësit e SC Gjilanit, konkretisht qendërmbrojtësi, Franc Veliu , gjatë gjithë ndeshjes e kanë provokuar sulmuesin tonë Van Dave Gbowea Harmon, në baza racore dhe ofendime të llojllojshme. Ai gjatë gjithë kohës është goditur me brryl, me shqelma dhe është provokuar nga lojtarët e Gjilanit (shihet në xhirime). Pas pjesës së parë në dhomat e zhveshjes lojtari Harmon u ankua në lidhje me fyerjet dhe veprimet e lojtarëve të Gjilanit ndaj tij.
Ofendimet fyerjet raciste dhe goditjet vazhduan edhe në pjesën e dytë deri në momentin kur ai u ndeshkua me karton të kuq, sepse perndryshe ai nuk kishte arsye në fund të ndeshjes në rezultat të favorshëm për ne, të ndeshkohej më të karton të kuq.
Ata disa e herë e kanë përdorur termin ‘majmun i zi’ dhe shprehje të tjera të cilat janë shumë të ulëta për dy lojtarë që pretendojnë që janë lojtarë të mëdhënj por që me veprimet e sotme kanë treguar që jane qyqar dhe shumë me karakter të ulët.
Kur e gjithë evropa tenton që përmes sportit të heq nga gjuha e futbollistëve dhe akterëve sportiv gjuhën fyese, dhe gjuhën racore, në Gjilan sot u pa një atmosferë krejtësisht tjetër.
Pa dashur të justifikojmë veprimin e futbollistit tonë, tek kartoni i kuq, Harmon ka zhvilluar thuajse të gjitha ndeshjet me KF Drenica dhe asnjëherë nuk është ndeshkuar për fyerje ose diçka të tillë, andaj veprimet e futbollistëve të Gjilanit janë të ulëta shumë të liga dhe të pajustifikueshme. Për këtë edhe reagimi i Gjilanit, në faqën zyrtare, deshmon saktësisht veprimet e lojtarëve të Gjilanit.
Gjilani nuk duhet të harroj që ka në radhet e veta futbollist me ngjyrë, siç janë Keita Razak dhe Keita Aziz, por asnjëri nga ta nuk është ofenduar për asnjë moment nga lojtarët ose zyrtarët tanë, as në ndeshjen në Skenderaj e as sot në Gjilan.
Sa i perket referimit, klubi jonë gjithashtu ka verejtje të medha ne vendimet e sotme. Në minutën e 35, penallti e pastër për nuk akordohet, ndërkohë, në minutën 39, topi e godet lojtarin tonë në stomak dhe gjyqtari jep penallti për Gjilanin. Të gjitha rastet deshmohen me xhirime sepse ato janë evidente.
Gjithashtu sa i perket referimit, vlen te theksohet se bankina e SC Gjilanit dhe kryetrajneri i skuadrës kanë bërë presion të vazhdueshëm dhe trajneri i Gjilanit më shumë ka permendur emrin e gjyqtarit Dardan Çaka se sa emrin e futbollistëve të tij.
Poashtu pas përfundimit të ndeshjes, deri sa trajneri i ekipit Tahir Lushtaku po jepte intervistë për media, nga disa persona është ofenduar dhe kanosur nga persona, në prezencë të organëve të rendit (Policisë së Kosovës), të cilët vetëm shikonin, pa ndërrmarrë asnjë veprim.
Ju bëjmë thirrje organeve gjegjëse të FFK-së, që të ndeshkojnë akterët të cilët ia prishin imazhin futbollit kosovar e konkretisht t’i denojë futbollistët që fyejnë lojtarët në baza racore. Pasi në gjithë botën motoja e futbollit është ‘Say No To Racism’ – ‘Thuaj jo Racizmit’.
Do të kërkonim nga SC Gjilani që të distancohet nga gjuha fyese, denigruese-racore, e futbollistëve të tyre ndaj futbollistit tonë pasi kështu i kontribuojmë zhvillimit të futbollit dhe respektit ndaj kundërshtarit, mirëpo si duket ata e kanë orkestruar vetë këtë sepse në bazë të reagimit të tyre paraprak, po i mbrojnë ‘racistët’ të cilët gjithçka mund të jenë vetëm futbollist profesionist asnjëherë.
Shpresojmë që do të reagojnë organët gjegjëse dhe njëherë e pergjithmonë t’i largojmë të këqijat nga futbolli kosovar.
Me Respekt
KF Drenica
Nga FC Drenica është postuar edhe një sqarim për mediat dhe opinionin:
“Për hir të korrektësisë sqarojmë opinionin se Ylber Kastrati nuk ka të bejë me fyerjet raciste ndaj lojtarit Harmon, por është bërë gabim teknik në etiketimin e emrit te tij!”, thuhet në sqarim për t’u korigjuar komunikata.
Por, këto akuza i ka mohuar klubi gjilanas, SC Gjilani poashtu përmes faqes zyrtare në Facebook. Gjilanasit kanë shkruajtur se Drenica duhet të tregojë maturi dhe profesionalizëm dhe ta pranojnë realitetin.
REAGIM:
Marrë shkas nga deklarata e kryetrajnerit të Drenicës, Tahir Lushtaku, i cili në deklaratën e tijë pas ndeshjes së sotme mes Gjilanit dhe Drenicës, ai kishte cilësuar skuadrën tonë kinse kishin bërë presion tek futbollistët e tijë, duam ti mohojmë këto fjalë, sepse ato nuk janë të vërteta dhe nuk qëndrojnë aspak.
Gjithashtu, duam ti kujtojmë trajnerit Lushtaku, se skuadra e tijë kishte zgjedhur rrugën e gabuar për ta menagjuar rezultatin, pasiqë pas realizimit të golit të barazimit, futbollistët e Drenicës më shumë kohë kaluan të shtrirë në fushë, sesa që luajtën lojë të rregullt.
Andaj, i bëjmë thirrje po të njejtit për maturi dhe profesionalizëm, përgjatë deklaratave të tijë, pasiqë po i njëjti zgjedh gjithmon rrugën e presionit tek akterët e ndryshëm në fushën e lojës, për arritjen e objektivave.
Gjithashtu, duam ti rikujtojmë trajnerit në fjalë, se futbolli dallon nga baleti, pasiqë futbolli karakterizohet edhe me duele të forta përgjatë 90 minutave lojë.
Gjilani ndër vite njihet për mikpritjen e skuadrave kundërshtare, të cilat kanë zhvilluar futboll pa asnjë lloj presioni dhe janë ndier sikurse të luajnë si vendas.Andaj, edhe një herë bëjmë të ditur se nuk ka pasur asnjë lloj ofendimi dhe as lojë të pisët, sikurse kishte deklaruar i lartë cekuri, gjë e cila mund edhe të shihet qartë pas xhirimeve televizive.
SC Gjilani
Gjilan, 10 Nëntor