“Vatra” kritikon pushtetin: E-kioskat, sa për “sy e faqe”, nuk janë funksionale!

“Vatra” kritikon pushtetin: E-kioskat, sa për “sy e faqe”, nuk janë funksionale!

Lëvizja Qytetare “Vatra”, me seli në Gjilan ka kritikuar pushtetin aktual në Gjilan se ka dështuar me projektin e e-kioskave, pasi, siç thonë drejtuesit e kësaj Lëvizjeje, ato janë jofunksionale.

Kushtrim Kadriu, kryetar i kësaj Lëvizjeje, ka bërë me dije se kur ishin vendosur këto aparatura u proklamua me të madhe se do ta bënin më të lehtë marrjen e certifikatave dhe dokumenteve të tjera, gjë që nuk ndodhi, ngase këto nuk u funksionalizuan asnjëherë, andaj ai shton se ka një pyetje të drejtpërdrejt për kryetarin e komunës, Lutfi Hazirin, se çfarë po ndodh me këto e-kioska?!

transmeton 2LONLINE.com.

“Çka janë këto “pikëpyetje” të llamarinës dhe për çfarë shërbejnë? Sa kushtuan, pse nuk punojnë, pse kurrë nuk u rifunksionalizuan dhe pse aq shpejtë e prishën? Këto janë pyetje te thjeshta të qytetarëve të Gjilanit të cilët besuan se nuk do të kishte më pritje të gjata për të marrë një certifikate apo ndonjë dokument tjetër, pasi mund të merrej shumë shpejt në këto “bankomate!”, tha Kadriu.

Por, siç thotë ai, duket se këto aparatura u vendosën vetëm sa për “sy e faqe”, andaj qytetarët e Gjilanit me të drejt pyesin se pse nuk janë funksionale, pse asnjëherë nuk punuan dhe rrjedhimisht a duhet të jap dikush llogari për këto para të humbura.

KOMENTE