Dr. Mustafa Bajrami, teolog dhe njohës i zhvillimeve në bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) ka ngritur dyshime për diplomat edhe të profesorëve të Fakultetit të Studimeve Islame (FSI) që vepron në kuadër të BIK’ut e ka pretendime të hyj nën UP’në.
“A thua vala e pakënaqësive të studentëve të UP-së do të prekë edhe Fakultetin e Studimeve Islame i cili pretendon të jetë pjesë e UP-së, apo këta të fundit do të shpëtojnë pa kaluar mbi “urën e siratit” e pa asnjë therrë në këmbë?”, shkruan Bajrami në facebook.
“Nëse del se edhe brenda Bashkësisë Islame, saktësisht në FSI ka punonjës dhe profesorë me diploma shybeli, a do ti prek ligji edhe ata apo do të struken nën ambrellën se janë pjesë e një institucioni që po u prek do të konsiderohet se po sulmohet feja në Kosovë?”, pyet Bajrami
Më mbanë shpresa, thotë ai “që diplomalinjtë shybeli brenda BIK-ut të “vet-dorëzohen” para se ligji ti nxjerr zvarrë përpara xhematit ku më nuk do të kenë mundësi të fshihen pas fesë sepse vet feja do ti diskrediton këta fallsifikatorë diplomash të masterit dhe doktoratës!” /express/