(2L ONLINE) – Pak ditë më parë kishim shkruar se si hapeshin punët dhe liheshin ashtu të pakryera me ditë të tëra!
Tani aty në atë vend është mbyllur puna kushedi a e kanë përfunduar a jo, por të bie në sy se është mbuluar shkel e shko gropa e hapur ma parë si dhe shiritat ndalues që i kanë vendosur për të i mbajtur larg vendit të punës, ata që i kanë vendosur.
Tani pasi kanë mbaruar punë as që kanë marrë më të voglin mund të i largojnë nga aty. I kanë lënë të lidhur për hekura të rrethojës së oborrit pa u mërzitur aspak se po i linin dikujt shëmtinë në derë të shtëpisë!
Sikur është e zakonshme këtu tek ne që të punohet diçka e prapa të lihen gjithë ato mbeturina të punës mbrapa!
/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/