Shkruan: Leonard Mifaraj
/Lidhur me një reagim të zyrtarëve komunal, përkatësisht të u.d. i drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Fejzulla Berisha dhe kryesuesit të Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Imet Rrahmani, (shih shkrimin: Berisha e Rrahmani: ‘Mësueset’ e VV-së shumë dorështrënguara! ) pas kritikave që kishin bërë përfaqësues të Lëvizjes Vetëvnedosje për sferë ne shëndetësisë (shih shkrimin: Shëndetësia gjilanase ………. mjaftueshëm (2) ).
(2L ONLINE) – Më dukët se zyrtarët e komunës së Gjilanit paskan filluar të mburren me gjendjen në shëndetësi, andaj “ju lumtë” !
I nderuar Z.Berisha e Z.Rrahmani. Ne po kritikojmë, se gjendja është e keqe ndërsa ju po thirreni në atë se gjendja është e mirë, a do të ishit dakord të dalim së bashku dhe të pyesim qytetarët për këtë gjendje, nese po lajmërohuni!
Kërkuat fakte, duke u thirrur se nuk jemi mire të informuar me rezultatet në shëndetësi po nga të gjitha rezultatet e juaja keni harruar të përmendni kryeveprën e hapjes së bufes në objektin e spitalit.
– Sipas informatave nga instituti GAP, keni premtuar se do të ofrohen kushte dhe tretman mjekësor adekuat për secilin qytetarë, andaj është e domosdoshme një anketë ta shohim si është gjendja.
-Keni nxjerrur një kornizë buxhetore për periudhën 2015/16/17 ku në këtë rast për sistemin shëndetësor keni planifikuar 110 mijë euro për subvencione si dhe 150 mije euro për investime kapitale për secilin vit. Menjëherë keni nxjerrur projekt buxhetin zyrtar i cili e rrëzon këtë kornizë afatmesme buxhetore, ku në të keni ndarë 100 mijë euro për subvencione dhe 80 mije euro për investime kapitale.
-Sipas informatave zyrtare të dala nga vet ju perfaqesues së komunës keni treguar që në zyrën e kryetarit të komunës janë të punësuar 29 punëtorë, ndërsa në shëndetësi 290 , si ka mundësi që për zyrën e kryetarit keni planifikuar të shpenzoni në mallra dhe shërbime 195 mije euro, ndërsa për gjithë sistemin shëndetësor për mallra dhe shërbime keni planifikuar 330 mije euro.
Të nderuar zyrtarë, a keni mundësi të më tregoni se çfarë shërbime më të mëdha mund të ofrojë zyra e kryetarit ku konsumi në mallra dhe shërbime për kokë punëtori në zyrën e kryetarit është 6724 euro për vit,për dallim nga i gjithë sistemi shëndetësor është 1137 euro.
-Më 28.06.2014 në konferencën e organizuar nga kryetari i komunës Lutfi Haziri, i cili dha një premtim zyrtar se pse kjo ndodhi në mandatin tuaj, në premtimin e tij në mesin e shumë të tjerave thuhet:
“Ne po ashtu do t’i ndajmë edhe 200 mijë euro për funksionalizimin e të gjitha ambulantave në Komunën e Gjilanit”
Të nderuar përfaqësues të sistemit shendetesor në Gjilan ma gjeni në buxhetin e komunës ku është kjo shumë?.
Shpresoj të mos jeni shumë të lodhur, aq sa të mos mund ta shfletoni buxhetin e propozuar nga ju. /2L ONLINE/
/autori është pjesë e Lëvizjes Vetëvnedosje , qendra në Gjilan/