Kuvendi Komunal në Gjilan ka vuajtur prej një terri disavjeçar, nga mazhoranca që kurrë nuk ofrojë zgjidhje dhe nga minoranca që asnjëherë të vetme nuk ishte kërkuese për ofrim të një alternative.
Nga: Burhan ISUFI
Mirëpo, kur syri mësohet me terrin atëherë e ka të vështirë të adaptohet me dritën e vërtetë, por nëse befas haset në dritë atëherë vjen deri te verbimi.
A jemi të verbër apo po shtiremi si të tillë?
Nëse merr vullnetin e njeriut që me të vërtetë ia dëshiron të mirën këtij qyteti duhet të largohemi nga ky verbim, mirëpo nëse i analizon disa njerëz nuk e keni shumë vështirë me kuptua se ku duan me arrit, dhe ku e kanë synimin!
Po, se kur e kemi lyp votën elektoratit të sinqertë jemi thirr në parime edhe në përgjegjësi, votën si këmbim të një mirëqenie më të mirë, e jo si votë për interes individual dhe omegalomaninë tonë.
Pra nëse ti heshtë, nuk fletë je preh e manipulimeve politike edhe e interesave klanore.
Kjo është arsyeja pse, elita politike në Gjilan, ty nuk të bën hesap. Nuk të llogarit!. Nuk të llogarit, sepse ti nuk guxon. I tutesh përgjegjësisë. I tutesh aftësisë për të qenë i barabartë. I tutesh lirisë. Pikë!
Pra, domosdo është koha që ju të bëheni Zot i fatit tuaj individual dhe kolektiv.
Kur ju qytetarët e merrni guximin të bëni kryengritje politike, ndaj kërkesave të qarta e demokratike atëherë ju e themeloni vetën e juaj në mënyrë autentike si palë në sferën publike.