(2LONLINE) – Pyetja retorike e viteve të fundit është integrimi I vendit tonë në bashkësinë e shteteve të Evropës të quajtur BE. Çka është më me rëndësi dhe më reale, do të duhej që të bëhemi vetëkritik me pyetjen se; Sa jemi gati të bëhemi pjesë e BE-së?
Aspekti ekonomik
Përderisa në bazë të shumë hulumtimeve dhe të gjeturave statistikore dalin parametrat se mbushja e buxhetit të shtetit rrjedh nga inkasimi I mallrave nëpër pikat doganore, në të njëjtën kohë me integrimin në BE kemi liberalizim të kufijve gjegjësisht qasje të lirë dhe konkurrenca e 27 shteteve me produktet e tyre në vendin tonë, derisa eksporti kosovar vlerësohet me një trend stabil të mallrave si mineralet dhe hekurishtet e vjetruar, shtrohet çështja se me rastin e integrimit të Kosovës në BE, me cilat produkte do të ishte konkurrente Kosova brenda dhe jashtë vendit, duke e pasur parasysh se liberalizimi I tregut do të shkaktojë kolaps edhe tek ato pak prodhime vendore si pasojë e konkurrencës dhe politikave fiskale të shteteve tjera në relacion me ato vendore për kompanitë prodhuese të Kosovës.
Derisa kemi një integrim të plotë të vendit tonë në një bashkësi me rreth pesëqind milion banorë, cila do të ishte forma alternative e mbushjes së buxhetit të shtetit, nëse e marrim parasysh se taksimi doganor I cili po ndodh sot e që nuk do të jetë më si burim primar I mbushjes së hambarit buxhetor të shtetit?
Shqetësimi më I madh I ynë duhet të jetë edhe tek trajtimi I vendit tonë dhe popullatës së Kosovës si popullatë konsumuese dhe jo si vend prodhues, pasi që hezitimi I kompanive të shumta për të investuar vjen edhe si pasojë e raporteve të shkruara për Kosovën si Raportet e progresi të Komisionit Evropian të cilat as nuk është zbutur termi “Luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” e lëre më të hiqet I tëri në rastin e Kosovës, ndërsa në anën tjetër nëse kemi një trajtim se: Kosova ka një popullsi më të rejën për nga mosha por që Raportet e ndryshme të menaxhimit institucional qendror dhe lokal nënkuptojnë se “janë të prishur në korrupsion dhe krim” atëherë kjo vjen si pasqyrim I punës institucionale të lidershipit shtetëror vendor nga I cili do të kemi vetëm zbrazje të xhepit të qytetarëve të vendit tonë në të mirë të produkteve të huaja të cilat shesin mallin e tyre “si në bahçe të babës” pa u mërzitur shumë për aspektin social në vend dhe gjendjen ekonomike tonën.
Këto janë vetëm disa nga shumë pyetjet retorike që mund tI nxjerrim si nevojë e pasqyrimit të gjendjes reale në menaxhimin e politikave fiskale si dhe atyre antidamping me qëllim të arritjes së kënaqshmërisë buxhetore si dhe ruajtjes së prodhimeve vendore karshi presionit të madh të cilin do vjen si pasojë e liberalizimit të tregut nga prodhimet dhe kompanitë gjigante evropiane.
Aspekti politik dhe qytetaria aktive
Përderisa kemi një kallabllak parti të paprofilizuara në vend dhe lidership I cili thirret I majtë e vepron në ekstremin e djathtë dhe anasjelltas në njërën anë, ndërsa një shoqëri e cila do të duhej të ishte transformuar në një Qytetari Aktive në vendimmarrje në anën tjetër, llogaridhënia para votuesit do të jetë nën minimumin e kërkuar siç edhe po ndodhë qysh prej zgjedhjeve të para pas luftës.
Qytetaria aktive kosovare kohën e fundit po tenton të tregojë veten edhe me anë të protestave të cilat filluan ta pastrojnë oborrin mu aty ku edhe filloi rezistenca paqësore kundër regjimit të kaluar, nga studentët në universitet.
Duke I përcjellur edhe zhvillimet e fundit për lustrimin gjegjësisht zhveshjen e ujqërve me lëkurë të deles, kemi një mjegull të krijuar pasi që dosjet e bashkëpunëtorëve të ish sistemit nuk janë në dorën e kosovarëve dhe se kjo situatë mund të shndërrohet edhe në gjueti shtrigash në të cilën mund të etiketohen edhe njerëzit e pafajshëm por edhe kundërshtarët politik të taborëve rivale, e që si gjendje mund të eskalojë edhe më shumë, deri në eliminime fizike nga rivalët politik.
Derisa skena politike gjegjësisht ajo partiake të mos transformohet me një elitë të re, profesionale dhe e cila është e profilizuar qartë në njërën anë, derisa një qytetari e cila kërkon llogaridhënie dhe din të ndëshkojë me votë politikën e cila tregohet e dështuar në qeverisjen e vendit në anën tjetër, neve do të na presin edhe shumë punë deri në arritjen e performancës pozitive të raporteve të cilat shkruhen për Kosovën.
Aspekti social
Shoqëria jonë ka përjetuar transformimin e pushteteve dhe sistemeve për rreth 20 vitet e fundit, të cilat kanë lënë edhe pasoja të shumta në aspektin e qëndrueshmërisë sociale në vend.
Privatizimi I cili trajtua me mendimin dhe nën moton se “më mirë e qeveriset nga privati se sa nga ai I shtetit” por të mirat nga privatizimi ende nuk I shijuam pasi që sistemi I privatizimit ishte njëri ndër më të dështuarit në Ballkan sepse kemi analogji të privatizimeve në rajon të cilat ende janë duke funksionuar në të mirë të zhvillimit ekonomik, qëndrueshmërisë së punësimit si dhe krijimit të vendeve të reja të punës, derisa në sistemin e privatizimit, lëre që nuk kemi bilanc pozitiv të shtimit të vendeve të reja të punës por kemi largim, tjetërsim të pronës e cila ishte e dedikuar për profil të caktuar të prodhimit si dhe mos pagesën e 20% të punëtorëve nga institucioni I cili shiti pronën e shtetit në të mirë të zhvillimit.
Kjo tregon se respektimi I të drejtës së shfrytëzimit institucional nga taksapaguesit si dhe trajtimi institucional ndaj tij është I papërfillshëm në ekstremin më të madh të mundshëm I cili tregon edhe vetëdijen e qytetarisë aktive e cila do të duhej ti ndjekë procedurat alternative për zgjidhjen e problemeve pasi mbi të gjitha, ai është taksapagues I këtij shteti dhe ka të drejtën e sovranit për nevojat dhe kërkesat e tij të cilat duhet të përmbushen nga qeverisja vendore e cila është vetëm në shërbim të qytetarit dhe jo siç po ndodhë e kundërta.
Aspekti shëndetësor
Shëndetësinë vendore e kanë përcjellur një varg problemesh, aferash, manipulimesh burgosjesh dhe shumë e shumë “investime” të cilat shtresa e shoqërisë në nevojë e cila është edhe taksapaguese, nuk I ka parë apo nuk ka arritur t’I gëzojë për këto 15 vite. Trajtimi nëpër institucionet shëndetësore tregohet me një shkallë të lartë korrupsionit dhe nepotizmit I cili vjen edhe si pasojë e mosfunksionimit të sindikatave brenda institucioneve shëndetësore primare dhe sekondare.
Aspekti Arsimor
Nëse I kthehemi nivelit të arsimit atëherë padyshim se duhet ti referohemi edhe fillimit të shkollimit të mesëm dhe të lartë të qytetarëve shumicë të cilët janë shqiptar, e kjo pikërisht ka ndodhur në vitin 1968 nga vendimi për njohjen e shqiptarëve si kombësi brenda shtetit jugosllav I cili të drejtën për shkollim e avancoi nën këtë pretekst.
Paradoksi qëndron tek kjo se derisa shqiptarët avancuan në nivele më të larta të shkollimit në gjuhën e tyre amtare në vitin 1968 mund ta paramendojmë shteti kroat prodhonte çokollatën KRAS në vitin 1911 dhe ata festonin 57 vjetorin e teknologjisë së prodhimit të avancuar të tyre ndërsa neve festonim fillimin e zhdukjes së analfabetizmit I cili nga statistikat e federatës së atëhershme në vitin 1955 tek shqiptarët ishte 95%.
Andaj edhe niveli I daljes së të diplomuarve në vendin tonë është tejet I ngritur për dallim nga dekadat e kaluar si dhe kushtet e arsimimit, por prapë se prapë nevojat e tregut të punës nuk mund t’I plotësojnë gjithë ata ekonomist dhe jurist të dalur nga UP-ja dhe kolegjet private, nëse e marrim parasysh nevojën e cila do të shfaqet me rastin e hapjes së prodhimeve të ndryshme të teknologjive të caktuara nga kompanitë e huaja të cilat do të kërkojnë punëtorë profesional të drejtimeve ekzakte profesionale në prodhim, e që Kosova ka me shumicë juristë dhe ekonomistë e që politika arsimore nuk e ka parë të arsyeshme avancimin e dijen dhe studimeve me degë të cilat janë në trend me kohën dhe me nevojat e tregut të punës.
Post Scriptum
Duke mos dashur të marr segmente tjera dhe fusha tjera të trajtimit të kësaj teme, nga kjo që u trajtua del se kemi shumë mozaik të papërfunduar deri tek arritja e qëllimit tonë, I cili është modest; Të njihemi si vend I civilizuar dhe me një popullsi energjike e cila fiton nga djersa e saj me të cilën e mban edhe shtetin. Kemi punë për të bërë por para së gjithash, mendoj se duhet të jemi vetë kritik dhe duhet t’ia dimë hallin vetit se deri në çfarë mase I plotësojmë kriteret që të jemi të pranuar nga bota e civilizuar dhe demokratike dhe se çfarë duhet bërë që të arrijmë atë standard për të qenë pjesë e asaj bashkësie, të cilën në rastin tonë po e synojmë hyrjen në BE, hyrje e cila do të na kushtojë edhe disa vite të mira deri në integrimin e plotë të Kosovës.
Të dashur qytetarët e mi, performancë dhe rezistenca jonë drejt avancimit perëndimor nënkupton një dritë në fund të tunelit por që shpresoj se ajo dritë të mos jetë treni në ardhje e sipër drejt nesh. /2LONLINE/
Arianit SLLAMNIKU