Kryeministri Hashim Thaçi dhe lideri i LDK-ës, Isa Mustafa, janë pajtuar në parim se mund të bashkëqeverisin në mandatin e ardhshëm, kështu shkruan gazeta Tribuna, duke ju referuar një të pranishmi në takimin e 14 shkurtit mes dy liderëve.
“Thaci e Mustafa janë pajtuar në parim se mund të bashkëqeverisin në mandatin e ardhshëm e madje në kalkulimin e posteve ata kanë futur edhe postin e presidentit” shkruan Tribuna.
Por, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, pjesëmarrës në takimin e fundit të zhvilluar mes Kryeministrit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, mohon pajtimin e këtyre dy liderëve për një bashkëqeverisje të mundshme pas zgjedhjeve të përgjithshme.
Gashi ka shkruar në profilin e tij në Facebook se gjatë këtij takimi është biseduar vetëm për reformën zgjedhore dhe kohën e mbajtjes së zgjedhjeve.