Zgjedhjet e reja të parakohshme po afrohen nga dita në ditë. Do të pyesja gjithë bashkëqytetarët e mi: A jemi “mbushur mend” ne anamoravasit apo vazhdojmë me të vjetrën, t’u shërbejmë si të nënshtruar deputetëve të rajoneve tjera?!
Shkruan: Gani Neziri
Komunat anamoravase (Gjilan, Ferizaj, Viti, Kamenicë, Kaçanik, Hanielezit, Shtime e Shtërpce) mbetën të papërfaqësuara në qeverisjen e kaluar, pa asnjë ministër.
Ëhë, më falni! Në fakt po, kishte ndonjë zëvendësministër e ndonjë këshilltar politik, që realisht, askush nuk i pyeti asnjëherë për asgjë! Madje,”As macen prej përsheshit s’mund e larguan”-si thotë populli.
Habitem; Si u bë që të jemi në shërbimin e të tjerëve që realisht nuk janë më të dijshëm se ne?!
Ëhë, më falni; politikanët e regjioneve tjera janë më të shkathët se ne politikanët e Anamoravës. Vijnë dhe na i marrin votat në shtëpitë tona!
“Qështu është kur e ki shpijen n’telhane”- thotë populli. Pa rrethojë hiq.
Uroj Perëndinë që kësaj here të jemi më të kujdesshëm e më syçelë. Të mos na shfrytëzojnë të tjerët për budallenj, si deri tani, apo jo?!
Votues të anamoravës, keni kujdes, mos nxirrni votat përsëri për kandidatët jashtë rajonit e pastaj të kërkoni llogari nga deputetët brenda rajonit.
/Autori është anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së në qendër/