Mos i amnistoni vrasësit

Mos i amnistoni vrasësit

Në këtë kohë tranzicioni patriarkal, kur burrat ende nuk e kuptojnë emancipimin, shkollimin dhe punësimin e femrave si të drejtë legjitime dhe barabarësie por, si mundësi interesi utilitar shpesh edhe banal, si interes për një shtëpi të madhe dhe të mirë, veturë më të mirë ose për pushime të shtrenjta, ka dhe do të ketë ushtrim të dhunës familjare, deri në vrasje dhe, natyrisht viktimat gjithmonë janë gratë.

Shkruan: Hajriz Sejdiu

Kjo ndodh,jo pse burrat punojnë më shumë se gratë, lodhen më shumë se ato ose, kontribuojnë më shumë se gratë, të cilat realisht, kanë angazhime dhjetë fish më shumë se sa ata por, dhuna fillon të ushtrohet kur, burrat i kap frika se, gratë po fillojnë të marrin vendime, kurse këtyre po u humbet primati i vendimmarjes.

Si amnistohet vrasësi nga një pjesë e shoqërisë?

Zakonisht menjëherë pas një akti të dhunës apo vrasjes së ndonjë gruaje nga burri i vet, mediet, portalet dhe një pjesë e konsiderueshme e fb-istëve, haptas shpërfaqin mentalitetin e tyre, patriarkal dhe primitiv, përmes shkrimeve dhe komenteve paragjykuese, inskenimeve dhe thashethemeve, duke rrëmihur si gjahtarë të fëlliqur nëpër fb-të e viktimës dhe vrasësit, për të gjetë dëshmitë, faktet dhe alibitë e vrasjes se kush është fajtori, viktima apo vrasësi, shumë më përpara se hetuesit zyrtarë.

Mediet, portalet dhe fb-istët, duke u marr më shumë me shpërfaqjen e injorancës së vet, nxjerrin‘’fakte’’ të ndryshme nga jeta e çiftit se, si kanë jetuar dhe kush janë ata e, deri në banalitetin se ku punojnë dhe për kend votojnë familjarët e viktimës apo vrasësit, duke shkruar, komentuar dhe nxjerr fotografitë e tyre të përbashkëta, që i kanë gjetur gjatë rrëmihjes së tyre të paligjshme në fb-të e huaja.

Këta vrasës të dyfishtë, paragjykojnë tradhëtinë e mundshme për arsye të dallimit të madh në moshë të çiftit, komentojnë dhe shkruajnë për xhelozinë, e cila si fjalë, është shumë e rrezikshme dhe të vetmin qëllim, e ka arsyetimin e vrasjes, duke na e dhënë gjoja shkakun se, pse ai e ka vrarëate dhe,duke krijuar padashtas ose me qëllim një opinion amnistie për vrasësin.

Dhe tani më, opinioni patriarkal dhe mediokërnë triumfim e sipër, fillon e anatemonmë shumë viktimën se sa vrasësin. Vrasja më nuk është lajm por, lajm është mosha e viktimës, dyshimi për tradhëti, xhelozia dhe thashethemet tjera banale,që sjellin deri te konkludimi edhe më banal qytetarë se: ‘’Kjo, vrasja nuk duhej të ndodhte, megjithëse ku ta dish, ndoshta ….’’ Tani më vrasësi, nga një pjesë e madhe e shoqërisë veç është i amnistuar.

Sipas studimeve të shumta që kanë të bëjnë me dhunën dhe me vrasjet në familje, thuhet se dhunuesi kurr nuk vret nga xhelozia e, as nga dashuria siç pretendojnë naivët, por, gjithmonë nga frika se gruaja do të jetë e pavarur në vendimet e sajë. Në momentin kur gruaja fillon të merr vendime autonome, pikërisht këtu fillon frika e burrave patriarkal për humbjen e ‘’burrërisë së tyre’’. Fjalët dhe deklaratat drejtuar grave të tyre se :’’Nëse ti ik ose shkon, unë nuk do të mund të jetojë pa ty, se unë do të vras ty dhe veten’’, nuk kanë të bëjnë fare me dashurinë, as me xhelozinë. Thjesht janë fjalë të një vrasësi potencial.

Çështja është se dhuna familjare dhe vrasja e grave, nuk mund të cilësohet si ngjarje e rastësishme tragjike por, si njëveprim që është rezultat i maltretimit shumë vjeçar ndaj grave, të cilat raste gjithsesi se mund të parashikohen, lajmërohen dhe parandalohen. Fajtorë janë edhe ata që i dijnë këto raste dhe nuk i lajmërojnë si dhe nuk ndërmarrin asgjë. Fajtorë janë gazetarët të cilët shpesh këto akte ja mveshin një fuqie mbi natyrore dhe tragjedisë, duke na përrallisur se si nuk kemi menduar të bëjmë asgjë që këto raste ti parandalojmë. Sidoqoftë, me paragjykimet dhe sjelljet tona destruktive, patriarkale dhe primitive, neshpesh sikur u dërgojmë mesazh nënave, motrave, grave dhe vajzave tona se, ato duhet të durojnë dhunën nga partnerët e tyre dhe të heshtin se, duhet të kenë kujdes se si sillen, si vishen, me kend të flasin, kur dhe ku të dalin e, gjëra të tjera të diktatit patriarkal.

Institucionet tona, shoqëria civile, mediet, rrjetet sociale dhe individët, më shumë se më paragjykimet, thashethemet dhe skenarët banal, duhet të merren me defektet institucionale dhe shoqërore si dhe mënyrat e parandalimit të kësja dukurie të shëmtuar, që po e dëmton shumë gjenin tonë.

Dhunuesi kurr nuk e vret gruan e tij pse nuk mund të jetojë pa te por, për arsye se nuk mund ta përballojë faktin që ajo, mund të vendos diçka pa e pyetur atë. Dhe zakonisht burri vrasës e, kryen aktin barbar kur, gruaja merr vendimin që të largohet përgjithmonë nga ai, për të shpëtuar veten dhe fëmijtë e saj!

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE