(2L ONLINE) – Të hënën në Gjilan është vënë gurthemeli i Shtëpisë së Rinisë, të cilës iu janë gëzuar në veçanti të rinjtë gjilanas pasi ka qenë kërkesë e kamotshme e tyre. Por, ata në të njëjtën kohë e kanë një dozë të skepticizmit rreth asaj se kur do të përfundojë ky projekt, apo, të mos do ta ketë fatin e bibliotekës së qytetit e cila është nis dhe ka ngelur vetëm në themelet e saja, andaj edhe kanë thënë se nuk do të rrinë duarkryq, por në vazhdimësi do të bëjnë presion, në adresa të caktuara, që ky objekt të ndërtohet dhe të përfundon sa më parë dhe të jetë e të rinjve ku ata do t’i zhvillojnë, brenda saj, idetë, projektet dhe aktivitetet rinore.
Valdrin Halimi, kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL), bashkë me të tjerë, kishte dal sot në vendin ku do të vihej gurthemeli dhe nuk e fshehu gëzimin e tij që po nis diçka e mirë në Gjilan.
Halimi i ka thënë Portalin 2L ONLINE se më në fund po nis së ndërtuari objekti i Shtëpisë së Rinisë, kërkesë e kamotshme të rinjve gjilanas. Sipas tij, është një nismë e mirë pasi ky objekt do të jetë një strehë e të rinjve, ku të rinjtë e KVRL-së, por edhe të OJQ-ve tjera rinore, do të mblidhen dhe do të planifikojnë e bëjnë aktivitete rinore.
Megjithatë, Halimi, duke rikujtuar se Biblioteka në Gjilan, një projekt tjetër që e duan të rinjtë e Gjilanit, tani e sa vite, ka mbetur vetëm në nismë, tha se nuk do të dëshironte që edhe ky objekt ta kishte atë fat, por të kryhet në afatin e paraparë.
Andaj, sipas tij, për shkak se kanë dozë të skepticizmit, ata nuk do të rrinë rehat por në vazhdimësi do të bëjnë presion në adresa të caktuara, që ky objekt që po nis sot, të përfundojë ashtu si e parasheh projekti dhe të finalizohet me kohë, që në të, të hyn rinia, për të cilën edhe po bëhet.
Përndryshe, sipas Memli Krasniqit, ministër i MRKS-së, ky projekt kapë vlerën e 250 mijë eurove dhe pritet të kryhet në pjesë ne parë të vitit të ardhëm. /2L ONLINE/