Gjilani dhe gjithë Anamorava ka pësuar shumë në Luftën e dytë Botërore. Sipas Tahir Zajmit të gjitha trojet shqiptare, jashtë Shqipërise, kanë humbur 47 mijë e 300 veta, ndërsa vetëm territori i Gjilanit ka humbur mbi 8000 shqiptarë, realitet ky që dëshmon për tentimin e ndryshimt të gjendjes demografike të këtij mjedisi në favor të popullsisë joshqiptare.
Ukshin Zajmi:
Gjilani dhe rajoni i Anamoravës, ndonëse gjendet në pjesë verilindore të Kosovës e kufizohet me teritoret e Serbisë e të Maqedonisë të banuara kryesisht me banorë shqiptarë të këtyre vendeve, gjithmonë ka qenë në shenjestër të ndryshimit të demografisë së këtushme. Duke e ditur këtë strategji gjeopolitike, edhe shqiptarët gjithnjë kanë qenë të organizuar për të mbrojtur këto territore, andaj mbrojtja e kësaj pjese gjatë vititeve 1943-44 ka qenë mjaft e sforcuar kur janë zhvilluar luftime të ashpra përgjatë kufirit të caktuara nga Kongresi i Berlinit, por edhe ai i stërkequr. Luftërat përgjat kufirt që nga Kumanova, Presheva, Bujanoci e Gallapi dhe humbjet e mësha në njerëz nga të dy palët, por në veçanti nga rradhet e partisanëve komunisto-sllave, me bënë që me të ashtuquajtur “çlirime të territoreve” brigadat e përbëra nga bullgarët, serbët e nga këta sidomos çetnikët e rehabilituar bënë krime të papara ndaj popullsisë shqiptare.
Me të “çliruar” të Gjilanit me 16 nëntor 1944, në këtë qytet, por edhe më gjërë në tërë rajonin e Anamoravës filluan likuidimet e shqiptarëve të cilët ishin në listat e udhëheqësve serb. Sipas dëshmitarëve okular, vetëm në qytetin e Gjilanit, at ditë që u çlirua Gjilani u burgosën dhe natën e likuiduan pa kurfar gjyqi 19 shqiptarë. Popullata shqiptare u tmerrua nga kjo ngjarje dhe menjëherë filloi përgatitja e tyre për t’ia “gjetë qaren veti!” duke u arratisur në mjedise fshatare larg qytetit, duke u regjistruar nëpër arradhat partizane e madje edhe duke paguar serb të ndryshëm për t’i mbrojtur nga masakrimet e torturimet.Veprimet e tilla të forcave të armatosura partizane bëheshin edhe për të zvogluar numrin e popullatës shqiptare nga ky rajon, me qëllim që më vonë të realizohej plani “Naçertania” dhe plani për zhdukjen e elementiti shqiptar I Ivo Andriqit e andriqëve të tjerë serb të hartuara në bazë të direktivave të Akademisë Serbe të Shkencave.
Për t’u arritur ky qëllim ndihmoj shumë edhe Brigada e XVII maqedonase, e cila masakroi fshatrat e Karadakut të Gjilanit e Preshevës e pastaj iu drejtua Gallapit. Mirëpo, njësitë e kësaj brigade të orientuara në Gallap u mundën keq tek Guri i Zi nga forcat vullnetare shqiptare, të cilat kishin mbetur në këtë anë që nga koha e mbrotjes së kufirit, e banorëve të Gallapit e edhe të qytetarëve të cilët për të shpëtuar ishin larguar nga qyteti i Gjilanit, Kamenicës e Vitisë. Luftëtrët e kësaj brigade, kur panë që batalioni i dytë i saj u shkatërrua në tërësi, filluan të tërhiqen kah Gjilani, ku bëntë masakra të mëdha babationi i katërt i saj, andaj shqiptarët iu vunë në ndjekje. Kur partisanët e Brigadës së XVII maqedonase hyn në Gjilan, njësitët vullnetare të shqiptarëve arritën në Përlepnicë dhe fshatrat tjera. Kësisoji,pushteti i sapoformuar në Gjilan u informua për arritjen e njësive shqiptare të udhëhequra nga Mulla Idriz Gjilani i janë afruar qytetit, dhe të provuar me një sulm të tillë në Ferizaj nga Forcat e Hysen Tërpezës, ata parashikuan se edhe Gjilani do të sulmohet, andaj edhe informuan edhe Shtabin Operativ për Kosovës, zëvendës komandant i të cilit ishte Petar Brajeviq.
Se në qytet ka pasë të përpiluara lista për likuidim dëshmon edhe një rrëfim i Ilmi Zenunit, i cili thot se babai i tij Xhaferi shkon tek udhëheqja e komunës për të marrë leje për të bluar, e aty I thonë, nëse i ke duart e përlyera mos kërko leje, sepse të likuidojnë menjëherë. Në këtë sferë edhe Mehmet Hyseni dëshmon se, ndonëse flitej se Tomë Popoviqi është i burgosur, ai nuk ka qenë në burg, sepse kur e ka montuar telefonin në shtëpinë e Momçillos, aty e ka pa Tomë Popoviqit duke biseduar me djalin e tij Vlladën dhe me komandantin dhe komesarin e brigadës së V malazeze. Pos kësaj, sipas tij është ditur se Gjilani do të sulmohej, sepse natën e 22 dhjetorit ai ka fjetur në postën e qytetit, dhe aty e ka dëgjuar bisedën e Komisarit të brigadës së V malazeze, kur t ka thënë Ratko Siliqit, se nesër të gjithë shqiptarët prej shtatë vjetësh e përpjetë do t’t likuidojmë. Dhe në bazë të kësaj kuptohet se sulmin ndaj Gjilanit, udhëheqja partizane e ka shfrytëzuar si preteks për të likuiduar shqiptarët e këtij qyteti dhe më gjërë. At natë thot Mehmet Hyseni. ushtarët e Brigadës malazeze i kanë marrë nja 70-80 veta dhe të rreshtuar i kanë dërguar në drejtim të kazermës, dhe sipas tij, këta përsona i kanë pushkatuar dhe i kanë hudhur në gropat që janë bërë nga eksplodimi të municionit nga ana e Gjermanëve. Sipas tij, këto gropa kanë qenë në oborrin e kazermës së sotme, bri rrugës në drejtim të Bujanocit dhe karshi objektit të mëparshëm të “Mehanizacisë”.
Pas debateve të shumta në Përlepnicë, njësitë shqiptare vendosin të sulmojnë Gjilanin. Kësisoji Adem Arifi nga Malisheva i lindur në vitin 1917, me pesë mars të vitit 1991 na tha se njësitë tona e kanë rrethuar qytetin prej Shillovës e deri në Gllamë. Këtë rrethim nuk ka mund ta kaloj as shpendi. Kur i jemi afruar qytetit, kemi pasë rezistencë të vogël, por ajo është shuar, nga se patizanët janë arratisë. Në anën tjetër, Osman Ismajli, nga Tygjeci, i cili kishte qenë i mobilizuar dhe i organizuar për t’a mbrojtur Gjilanin, me katër mars të vitit 1991, na ka rrëfyer se ata i ka udhëheq Petku i Kolloleqit, dhe se partizanët në vend që të mbronin qytetin, at ditë (23 dhjetor 1944) nga ora 6:00 e mengjesit, nuk e mbrojtën por na vranë neve që ishim rreshtuar kinse për ta mbrojtur, kështu nga partizanët nga rreshtimi ynë vranë Rahim Sijarinën dhe Asllanin e Islamit të Baftisë nga Tygjeci. Mëqe mbrojta e Gjilanit u pasivizua, ne kemi hyrë në qytet thot Adem Arifi dhe shumë shpejt kemi kaluar nëpër qytet. Shqiptarëve që sulmuan qytetin u kanë ndihmuar edhe banorët e qytetit thot Ilmi Zenuni, i cili më vonë edhe ka bartur kufoma me qerre. Rrezitencat e vogla nëpër qytet i përballuam lehtë, dhe ne kemi dalë deri te kodra e Livoqit, thot Adem Arifi. Kur kemi dalë këtu dhe e vështronim qytetin, udhëeqjes sonë i erdhi lajmi se janë duke ardhur aradhat e Shqipërisë, andaj Sylë Zarbica, Muharrem Fejza e të tjerët na kanë thanë se duhet të tërhiqemi nga Gjilani, sepse të luftojmë shqiptarët në mes vete nuk ka kuptim, dhe jemi tërhequr. Kur ne kemi hyrë në qytet partizanët që kanë qenë në qytet janë tërhequr në drejtim të Zabelit të Sahit Agës dhe të Ferizajit, thot Ademi.
Dhe, pastaj shqiptarët u tërhoqen nga qyteti dhe u drejtuan sejcili nga kishin ardhur apo nga i kishin shtëpitë. Kështu Adem Arifi u drejtua për në fshatin e tij në Malishevë, por rruges takoi shumë bashkvendas të tij të cilët ishin drejtuar kah qyteti, të cilëve u tha që të kthehen, por ata nuk deshën, por në ato moment partizanët e aradhës se XVII maqedonase i gjuajten nga Zabeli i Sahit Agës. Ata u kthyen. Në Malishevë arritën disa partizanë, të cilët urdhëruan Ahmetin e Ilijazit që të thërret fshatarët për të dalur në qendër të fshatit. Dolën 120 burra, të cilët i drejtuan për në qytet dhe i rreshtuan për muri të “Srezit” siç thot ai, pra te ndertesa e sotme e dedikuar për Muzeun e qytetit e që më parë ishte objekti i kryetarit të komunës. Pasi që i kanë larguar nga trupi brisqit, kutijat e duhanit e rrypat i kanë detyruar që duart t’i venë për muri dhe i kanë bastisur. Mixhës Jashar ia kanë marrë krrylen dhe pas bastisjes çdo njenit ia kanë mëshuar nga dy tri shtaga shpindës. Këtë bastisje e maltretim të malishevasve e kishte ndërprerë Halil Fejzullahu (Tygjeci). Të rreshtuar malishevasit, duke i maltretuar e thirrur nga Pop Pera edhe për t’i pushkatuar, i kanë derguar në në shtëpinë e Mirosllav Dimiqit. Aty i kanë mbajtë 24 orë të mbyllur. Pas kësaj kohe, nga këta burra kanë ndalur: Xhelil Hasanin, Adem Meminin, Shaban Ramës, Xhemajl Ajetin dhe djalin e tij Bajram Ajetin, Nevzat Azizin, Rifat Musliun, Riza Ismajlin, Hasan Shefkiun, Hajdar Tahirin, Zenel Mustafën, Miftarin e Mustafës, Aliun e Tahirit, dhe Hysenin e Halilit. Prej këtij grupi janë liruar vetëm Rifat Musliu e Hyseni i Halilit, por edhe këta dy kanë vdekur nga maltretimet e rrahjet pas disa ditësh, na pat rrëfyer Adem Arifi nga Malisheva e Gjilanit. Vlen të theksohet se nga Malisheva ka qenë i mobilizuar për ta mbrojtur Gjilanin nga sulmi i shqiptarëve Hajrush Ismajli, por edhe ate e kanë vrarë partizanët ose udhëheqësia serbe e Gjilanit, sikur që u përmend pak më parë për dy nga Tygjeci.
Pas largimit të shqiptarëve nga qyteti partizanët janë kthyer dhe sipas Mehmet Hysenit ata kanë marrë e mbytë kend e kanë gjetur në shtëpi, pastaj kanë plaçkitur. Një ditë Simë Miliniqi dhe Halil Fejzullahu kanë dalë me kuaj kinse për të qetësuar gjendjen, por kjo nuk ka zgjatë shumë. Mehmeti thot, se në shtëpi ka shkuar me një serb, ngase vet nuk ka pasë guxim, dhe kur ka shkue te shtëpia e kishte gjetur një grup serbësh duke plaqkitur. Kishin marrë ari dhe pasuri tjetër që kishin gjetur ndërsa nënës donin t’ia merrnin një këllef jorgani, që kishte qenë duke e qepur. Pas intervenimit të serbit teshat e plaçkitura i kthyen, ndësa Mehmeti me 5 mars të vitit 1991, thot, më duket se edhe sot po e shof një far Xhorgjen e Poneshit që plaçkiste në shtëpinë time.
Në qyteti ishte gjendje kaosi. Nuk dihej se kush çka po bënë e kush kend po e vret. Këtë e dëshmon Ibrahim Selman Rexhepi i lindur në vitin 1920. Ai na ka thënë, se, edhepse ishte i mobilizuar ditën kur u bë lufta e Gjilanit, e cila nisi dikund kah ora 6 e mëngjesit, nuk ka dalë në detyrë fare. Por në mbrëmje ka dalë me vëllaun Islamin, por, këta te dy i kanë arrestuar dy rom dhe i kanë nisur në rrugë drejt Velekincës, por kur kanë arritur afër komunës së atëhershme këta kanë hyrë më shpejtësi në ndërtesë ndërsa romët janë zhdukur. Aty, thot, kërkuam që të shkojmë partizanë, por na thanë se për këtë vendoset në komandën e vendit (Kamanda mesto), dhe pasi dolem nga komuna shkuam në shtëpi. Dikur vonë na gjetën edhe aty dhe me arrestuan mua, Zeqirin e mulla Salihut dhe Rexhep Sijarinën dhe na quan në shtëpi të Sabri Llabjanit. Rreth mesnate nga aty nji far Rela na muar dhe na dërgoi dhe në Komandën e vendit, prej nga na muarën dy meshkuj dhe dy femra dhe na drejtuan drejt Kodrës së djegur. Rrugës, dukund mbi shkollën e tashme “Thimi Mitko”, Vllada Popoviq vinte me dy vete dhe pyeti se ku po na dërdojnë, mëqe mua me njifte si të mobilizuar. Ata iu përgjegjën: dihet, por ai urdhëroi që të na kthejnë. Na kthyen të gjithëve dhe na dërguan në shtëpinë e Momçillos, e cila i kishte 12 dhoma dhe qe të gjitha ishin përplot me të burgosur. Unë aty kundërshtova ate se për çka me akuzonin dhe pas nja 10 ditësh me kanë liruar, ndërsa sa e dij une nga maltretimet e rrahjet në burg kanë vdekur plaku Rexhep Sijarina dhe vëllau im Islam Rexhepi. E dij, se kend e kanë marrë nga dhomat e burgut prej orës 18 e deri në mes të natës nga dhomat e burgut, ata më kurr nuk janë kthyer, pra i kanë pushkatuar. Edhe pasi kam dale nga bugu sërish më kanë mobilizuar dhe kësaj radhe kam punuar si varrmihës, ka thënë Ibrahim Rexhepi.
Sipas këtyre dëshmitarëve okular, në qytetin e Gjilanit pas tërheqjes së vullnetarëve shqiptar u bë një kaos i vërtetë.Arrestime, maltretime e vrasje bëheshin gjithkund e ndaj të gjithë shqiptarëve. Nuk kursehej askush. Bile, ndoshta edhe planifikohej ndonjë masakër kolektive, por falë levizjeve të njësiteve të ndryshme të aradhave partizane, kjo është penguar.
Për një mundësi të një masakre kolektive flet Ilmiu Zenuni, i cili thot se të nesërmen apo pas dy ditëve, u thirren qytetarët shqiptarët madhor që të dalin në qendër të qytetit. Një ushtar maqedonas me pushkomitralez vendosej aty ku është sot përmendorja e ushtarit të plagosur e një tjetër po më armë të tillë hypi mbri një dru. Shqiptarët i tubuan në parkun e sotëm në anën e djathtë të rrugës që shkon për Prishtinë. Dikur përsonave që ishin tubuar në gjysmen e parë u thanë që të ulën. Duke parë këtë tentim ka reaguan Bislimi i Brahimit të Livoqve, i cili e pengoi një partizan maqedonas. Me këtë akt, në turmë u bë një levizje e madhe, dhe njerëzit filluan të ikin. Në at moment doli Shaban Haxhiu,komandant i Brigadës së shtatë shqiptare, i cili pyeti se ç’po bëhet. Më sa më kujtohet një rom foli:”A po doni me na mësua diçka apo me na pushkatue!” dhe i tregon ushtarët. Kur e panë oficerin shqiptar ushtaret maqedon filluan të largohen. Më këtë edhe shqiptarët u qetësuan, atëherë disa ushtar shqiptar i morën partizanët maqedonas dhe i futën mbrenda, kurse në ballkon të objektit të komunës, i cili ka qenë afër rrethrrotullimit të sotën, ku është ndërtesa e Kryetarit të komunës dhe Kadastari, dolën Shaban Haxhiu, Hasan Dynxheri dhe Vllada Popoviqi.
I pari popullit iu drejtua Vllada i Tomës, i cili tha se shqiptarët njëherë na kanë tradhtuar e nëse munden më-hallall u qoftë. Ai foli më shumë, por kjo ishte fjala përfundimtare e tij, kurse mësuesi Hasan Dynxheri që foli pas tij, tha se ky vend ka qenë i kapuçbardhit dhe i kapuçbardhit ka për të mbetur. Në bazë të këtyre fjalimeve por edhe në bazë të asaj që thuhej se Toma Popoviqi është i burgosur, e ai në të vërtetë, fshehurazi urdhëronte çka të bëhet, kuptohet se Vllada Popoviqi kishte koordinuar punët për t’u bërë këto sulme nga të dy anët më qëllim që popullata shqiptare të asgjësohet e në anën tjetër të rehabilitohej baba i tij, Tomë Popoviqi.
Unë në këtë tubim isha gjatë kohës kur duhej të haja drekë, sepse isha i angazhuar me qerre për të bartur kufoma. Brenda ditë kam bartur 7-8 qerre me kufoma e i ngarkonim nga 3-4 kufoma. Për të kryer këtë punë me ka urdhëruar një farë Rada, që ka qenë përgjegjës për lagjen (odbor)tonë. Kufomat i kam dërguar deri mbi kombinatin e duhanit dhe nja dy-tri ditë i kam qitë në disa gropa që kanë qenë aty, e më vonë Alisahiti, hoxhë, i ka marrë disa rom dhe ata kanë haupr varre. Në një varr kam hedhur një qerre me kufoma, pra 3-4 veta. Këtë punë e kam bërë një javë. Pas disa ditësh që e kreva punën, partizanët erdhen në shtëpi dhe m’i more qetë dhe një buallicë, ndërsa mua më burgosën në katin e dytë të shkollës “Vuk Karaxhiq” sot shkolla “Thimi Mitko”. Në dhomë kemi qenë 63 veta. Pasi na rrahen mirë liruan 60 veta dhe mbetëm unë, Mustafë Qahil Staneci dhe Maliq Kollari. Mua e Mustafën prap na rrahen e na lëshuan, e më vonë e liruan edhe plakun Maliq, por ky plak pas disa ditësh vdiq, na tha Ilmiu.
Ploja ka vazhduar edhe nëpër fshatra. Këtë e dëshmon Mehmet Hyseni, i cili thot se, pas disa ditëve u kishin thanë Mehmetit dhe Zeqës se është prishur teli i telefonit dikund te Konçuli, pasi i kanë armatosur ata janë nisur për ta riparuar. Dikund, te ura e Kmetocit, Urosh Kollari dhe Dushan Janjiqeviçi i kishin marrë dy të rinj, djalë e vajzë, të moshes 13-14 vjeçar me dhjetë krerë dele, disa lopë e i sillnin për në Gjilan. Te dy të rinjt kishin qenë dathë dhe morëm veshë se ishin prej anës së Zarbices. Nuk dijmë asgjë për fatin e tyre, por dëgjuam se Uroshi e Dushani vinin duke sharë. Ata pak shqiptarë që kanë qenë në pozitë nuk kanë mundur të bëjnë asgjë dëshmon Mehmet Hyseni, nga se, siç thot ai, pasi e pashë duke e mbytur Rasim Qelin e Bujanocit me shqelma afër postës, shkova në zyre të Halil Fejzullahut dhe i revoltuar i thash:”Çka je mshel mbrenda mureve e nuk del me e ndal krimin!”, ai ma ktheu, “Shokët shqiptar që i pata me humben dikund, e mua po dojnë me më hangër me tesha vesh”!!!
Gjilani dhe gjithë Anamorava ka pësuar shumë në Luftën e dytë Botërore. Sipas Tahir Zajmit të gjitha trojet shqiptare, jashtë Shqipërise, kanë humbur 47 mijë e 300 veta, ndërsa vetëm territori i Gjilanit ka humbur mbi 8000 shqiptarë, realitet ky që dëshmon për tentimin e ndryshimt të gjendjes demografike të këtij mjedisi në favor të popullsisë joshqiptare. Vetëm nga dëshmit e dëshmitarëve të cekur në këtë shkrim, në Gjilan e rrethinë janë mbytur në mënyrë mjaft mizore: Islami dhe Dërvishi të Vesel Nallbanit, Ramadan Deda, Ramë Qorri, Salihu i Reçkit, një Sokol gjakovar që ka punuar në furrë, Halili i Hasan Efendisë, dy gra të familjes së Sali Shahiqit, Masari-kusheri i Shefik Teneqegjisë, Xhelal Deda, Ismajli i usta Rizës, Shabani i Uzunmehmeteve, Raif Brestoci, Shefik Brestoci, Ramiz Brestoci, Rexhep Ukshini, Zeqush Qava, Smajl berberi, mulla Mehmet Behluli, Mulla Syla i Smirës, Mulla Mehmeti i Hamdishehëve, haxhi Aliun, mulla Sabriun e Ibrahim Llashticës, mulla Mustafën e Llashticës, Ramiz Longin, Faik Okllapin, djalin e Sejdë Budrikës, Sabitin e Mustafë agës, Beqë Rukocin, Shaban Rukocin, Alushin e usta Hasanit e vetë usta Hasanin, Ibrahim Oranën, Esat Berishën, Isak Brestocin, Mecin që ka dhënë shenja për iftar, Ferizin me gjithë djalë, Qamilin e Mullajonuzve, Shabanin e Kurt Talit, Balen e Makreshve, Mustafën e Selim Makreshit, Abedinin e Novobërdalive, Sylë Gagicen, Hamdi Mogillën, Imerin, Ramadanin dhe Tasimin e Hamdishehëve, Rasim Qelin e Bujanocit, djalin e Haqif Tetovës, mulla Shabanin e Livoqve, Daut Barutin, Reshatin e Rexhep Agës, Ahmet Pupin, Ahmet Dorëçanlinë, Muharrem Gashin-pandurin, Rasim dhe Hysen Pelushin, Zeqa dhe Hamdiu i Livoqëve, djali i hallës Zelë, Rahim Sijarina, Asllanin e Islamin të Kurtoviqe nga Tygjeci, Qazim Kaculin, Ramiz Sllamnikun me grua, Latifin e Cërnicve, Nevzat Halimin dhe Isak Halimin e Livoqëve, Maliq Kollari, Rexhep Sijarinën, Islam Rexhepin, Alush Vranocin, Shabanin e Adil Çaushit, Hyseni i Elezit, Emrushi i Hamitit, Hajredini i Hasanit e të tjerë.
Rrëfimtarët:
1.Adem Arifi, deklaratë dhënë autorit me 5.o3.1991 në Malishevë të Gjilanit
2.Ilmi Zenuni, deklaratë dhënë autorit me 27.o2.1991 në Gjilan
3.Ibrahim Rexhepi, deklaratë dhënë autorit me 4.o3.1991 në Gjilan
4.Jakup Jakupi, deklaratë dhënë autorit me 4.o3.1991 në Gjilan
5.Osman Ismajli, deklaratë dhënë autorit me 4.o3.1991 në Gjilan
6. Mehmet Hyseni, deklaratë dhënë autorit me 5.o3.1991 në Gjilan
Foto:
1. Numri i shqiptarëve të vrarë në Luften e Dyte Botërore sipas Tahir Zajmit
2. Deklaratat e dëshmitarëve okular