“Ashtu siç jemi zotuar për përkrahje të veçantë të projekteve, programeve e aktiviteteve rinore, sot, me Beetroot Academy Kosovo nënshkruam memorandum bashkëpunimi i cili ka për qëllim trajnimin e të rinjve të komunës së Gjilanit në fushën e IT-së, fushë kjo me interes të përbashkët që krijon mundësi pune dhe rritje të njohurive”, ka bërë me dije, Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.
Ai shtoi se përmes këtij bashkëpunimi, akademia Beetroot do të trajnojë 70 të rinj te rajonit të Gjilanit pa pagesë përmes trajnimeve profesionale në fushën e teknologjisë, të cilat do t’i ndihmojnë të rinjtë të krijojnë e zhvillojnë karrierën e tyre. /2LONLINE/