DYLON

Gjilan: Brenda muajit Gusht janë realizuar 88 urdhëresa gjyqësore ndaj personave që nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave

Gjilan: Brenda muajit Gusht janë realizuar 88 urdhëresa gjyqësore ndaj personave që nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në vazhdën e implementim të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore gjatë muajit Gusht 2022 ka realizuar aktivitete të cilat dalin nga ky plan.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është arritur që të arrestohen persona të cilët për vepra të ndryshme penale kanë qenë duke u kërkuar me urdhëresa aktive nga ana e Gjykatave kompetente.

EkoHigjiena

Gjatë këtij muaji është arritur që të realizohen gjithsejtë tetëdhjetë e tetë (88) urdhëresa Gjyqësore të Gjykatave Themelore.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail:[email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001”, njofotn Policia e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.