Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Gjilan, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, uron gjithë mësimdhënësit për festën e tyre. Duke falënderuar secilin mësimdhënës përgjatë gjithë historisë për punën dhe vullnetin e tyre si mësues, njëri nga profesionet më shenjta që edukuan breza të tërë.
Historia na mëson se mësimi në gjuhën shqipe ishte i vështirë. Disa nga pushtuesit e tokave shqiptare nuk lejuan të hapen shkolla shqipe. Kështu, Peranodria Osmane për 500 vite sundimi, hapi shkolla greke, sllave e osmane por jo edhe shqipe. Serbia, Mali i Zi hapën shkollat e tyre në tokat shqiptare që i pushtuan por asnjëher nuk lejuan që këto shkolla të jenë në gjuhën shqipe. Në përjashtim të okupimit austro-hungarez më 1915-1918 dhe atyre italian e gjerman më 1941-1944.
Deri sa qeveria osmane nuk lejonte që gjuha shqipe të përdorej në shkolla shtetërore osmane dhe e ndaloi me dekret hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, para 131 viteve, më 7 mars 1887, mësuesi Pandeli Sotiri hapi shkollën e parë private në gjuhën shqipe në Korçë. Kurse më vonë po ashtu në Korçë, në vitin 1891 është hapur edhe shkolla shqipe për vajza nën drejtimin e Sevasti e Gjerasim Qiriazit.
Rëndësia e edukimit dhe arsimimit të brezave e shtynë Lidhjen e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Gjilan që të kërkoj nga gjitha instancat shtetërore e jo shtetërore që të vendosin arsimin në prioritetin e parë në Kosovë.
Po ashtu, uroj që mësimdhënësit në punën e tyre të shenjtë të kenë shumë kujdesë që nxënësve të tyre tua ndjellin në personalitetin e tyre ndjenjën e atdhedashurisë. Një shtet i fuqishëm është atëherë ku në personalitetin e çdo nxënësi e zhvillon ndjenjën kombëtare. Ngase vetëm një shtetas atdhedashës e mbron nga çdo veti negative vendin e tij.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” – Dega në Gjilan