Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari e Komunës së Gjilanit, ka shpërndarë sot farë misri për mbjelljet pranverore për 638 fermerë.
Bajram Isufi, drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë, tha se në kuadër të planit të punës për vitin 2024 kanë edhe projektin për mbjelljet pranverore, furnizim me farë misri dhe pleh artificial, ku fermerët do të përfitojnë 1000 thasë farë misri dhe 2000 thasë pleh artificial, të mjaftueshme për mbjelljen e sipërfaqes prej 500 hektarëve.
Isufi, i cili e ka bërë shpërndarjen e farës së misrit, tha se institucioni që ai udhëheq do të jetë gjithmonë afër fermerëve, për t`i subvencionuar ata me të gjitha kapacitete komunale.
“Ne si drejtori po përpiqemi të ndikojmë në rritjen e sipërfaqeve të tokës bujqësore të punuar”, tha Isufi.
Nga ana tjetër edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, u ka uruar fermerëve punë të mbarë e të bereqetshme në mbjelljet pranverore. /2LONLINE/