Nënkryetari Faton Jakupi sot ka ndarë 40 certifikata për të rinjtë e Kamenicës.
Jakupi uroi të gjithë të rinjtë për certifikimin dhe falënderoi IADK-në për implementimin e këtij projekti në komunën tonë.
“Duke marrë parasysh që Komuna e Kamenicës ka tokë të përshtatshme për bujqësi, jemi duke bërë të pamundurën edhe për ngritjen e resurseve njerëzore në këtë aspekt”, shtoi Jakupi.
Pjesëmarrës ishte edhe Drejtori i IADK-së, Zenel Bunjaku i cili theksoi se është shumë i kënaqur me përfundimin e këtij projekti për të përkrahur të rinjtë.
“Ne si organizatë kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me Komunën e Kamenicës dhe do të vazhdojmë edhe më tutje për projekte të tjera”, tha Bunjaku.
Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me organizatën IADK, kanë përfunduar projektin që kishte për qëllim angazhimin e të rinjve në tregun e punës, aftësimin e tyre në bujqësi dhe ngritjen e kapaciteteve për ata që kanë potencial të merren me aktivitete bujqësore.
Ky projekt kishte dy grupe të synuara, të rinjtë nga zonat rurale, që kanë potencial për t’u marrë me aktivitete bujqësore dhe grupi i dytë të rinjtë që kanë përfunduar shkollimin e lartë në fushën e bujqësisë.
Përfitues të këtij projekti kanë qenë 40 të rinj nga Komuna e Kamenicës, ku nga ky grup katër të sapo diplomuar kanë përfituar praktikë tre mujore me pagesë.
Këtë trajnim e kanë përfunduar këto grupe të të rinjve:
Grupi i blegtorëve, perimtarëve, përpunimit dhe grupi i bimëve aromatike e mjekuese.