/2L ONLINE/ – Marrëveshja për marrjen e kodit telefonik +383 për Kosovën pa dyshim që është një arritje politike në dialogun politik që po vazhdon të mbahet në Bruksel në mes palës Kosovare dhe asaj Serbe , e për shumë arsye edhe arritje ekonomike – çka Kosova gjatë këtyre 16 viteve ka humb qindra miliona euro nga përdorimi I kodeve të huaj telefonike sikur +377,+386,+381. Por, kjo marrëveshje pa as edhe një pike dyshimi mund të konsiderohet arritje edhe në aspektin juridik cka kjo e ndanë Kosovën prej Kodit telefonik të Serbisë +381 çka shteti ynë ka qenë I identifikuar deri më tani.
Detajet e njohura të marrëveshjes që disa janë të njohura për opinion sikur ai I pikës 4 çka është – • Liçensimi I një operatori serb ne Kosovë, çka nuk shoh te keqe asgjë deri sa operator I licencuar ti respektoj ligjet ne fuqi të Republikës së Kosovës si gjithë operatorët tjerë. • Thirrjet ne mes të qyteteve të Serbisë te jenë më të lira edhe këtë e shoh si aftësi të palës negociatore serbe që të nxjerrë sa ma shumë përfitime për minoritetin serb ne Kosovë etj,etj, pa dashur të hyjë më thellë dhe te merrem me të gjatë.
Nuk më bënë ndonjë përshtypje edhe aq për atë se pala kosovare duhet të jetë e vetëdijshme se për çka po negocion dhe çfarë përmbajnë ato marrëveshje që I nënshkruan. Mirëpo duke u bazuar në përvojat e hidhura në të kaluarën me intereson se cika janë kompromiset qe pala Kosovare ka arritur për marrjen e kodit telefonik, duke e pasur parasysh qe ky kod telefonik duhet ti jepej Kosovës më herët.
Duke e njohur mirë palën kundërshtare që është më e përgatitur dhe gjithmonë arrin qëllimet që ajo I ka, duke filluar nga fusnota ( e cila nuk u shkri kurrë edhe me ardhjen e pranverës edhe verës), me asociacionin e komunave serbe ( që në bazë të marrëveshjes ishte kundër kushtetues), mos respektimin e marrëveshjes për qarkullim te lirë të automjeteve si dhe mos njohjen e letërnjoftimeve te lëshuara nga Republika e Kosovës, më shumë jam I preokupuar me detaje e mosnjohura të kësaj marrëveshje, çka në të ardhme ndoshta do të jenë edhe një pengës shumë e madhe për vet funksionimin e këtij kodit telefonik +383.
Marrëveshje të këtilla ndodhin gjithkund në botë por se vetëm ato janë transparente dhe se palët që janë përfshirë në dialog-negociata mundohen qe dyja të i minimizojnë dëmet ne favor të tyre, por duke u bazuar në (jo) transparencën e palës Kosovare që është e përfshirë në dialog dhe mos raportimin e sajë ne Parlamentin e Kosovës gjithmonë ka hapësirë për ndonjë befasi të pakëndshme në të ardhmen. /2L ONLINE/