Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Islamic Relief”, kanë bërë sot shpërndarjen e ndihmave humanitare me mish për 300 familje nga lista e asistencës sociale.
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemajli, gjatë shpërndarjes së mishit për familjet në nevojë, ka falënderuar shoqatën humanitare “Islamic Relief” për mbështetjen dhe aksionin humanitar, duke potencuar se familjet e përzgjedhura janë rastet më të rënda që janë në asistencën sociale.
“Islamic Relief” është donator i vazhdueshëm për familjet në nevojë dhe vazhdimisht mbështet familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale. Kjo shoqatë është nga mbështetësit më të shpeshtë që shpërndajnë ndihma, pako ushqimore dhe higjienike, në shenjë përkujdesjeje për familjet në nevojë. Sot ata kanë shpërndarë mish, ku secila familje ka marrë nga 5 kilogramë”, ka thënë drejtori Xhemajli. /2LONLINE.com/