2019-ta ishte viti më i suksesshëm ne karrierën sportive të karateistit gjilanas, Benjamin Shabanit, pjesë e klubit të karatesë Drita, shkruan 2LONLINE.com.
Ai ka fituar tituj të shumtë ndërkombëtar nga pothuajse cdo garë ku ishte pjesëmarrës.
Për gjithë këto suksese ai ka falënderuar dy trajnerët e Karatesë së Klubit Drita, Blerim Hajdari dhe Elhami Shabani dhe përfaqësuesit e Federatës së Karatesë së Kosovës për besimin në të për ta përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Ky është postimi i plotë:
“Vendi i 1 në Kupën e Botës
Vendi i 2t në Kampionatin Mesdhetar
Vendi i 3t në Kampionatin Evropian per Universitete individual
Vendi i 3t në Kampionatin Evropian per Universitete ne ekipore
Vendi i 3t në Turneun Ballkanik individual
Vendi i 3t në Turneun Ballkanik ekipore
Vendi i 1 në Kupen e Maqedonis
Për arritjen e këtyre sukseseve normal qe me eshte dashur mbeshtetje, së pari falenderimi ndaj Zotit per shendetin, falenderim per mbeshtetjen nga familja ime, trenerat e klubit te karates Drita Gjilan Blerim Hajdari dhe Elhami Shabani
Falenderim i veqant shkon per Federaten e Karates se Kosoves, Kryetarit Ismet Krasniqi dhe selektorve Isak Curri dhe Ylber Syla per mbeshtetje dhe per mundesine e dhene per ta perfaqesuar Kosoven.
Gjithashtu falenderim i veqant shkon edhe per Klubin e Karates Ippon prishtine dhe kampionave te ketij klubi, ku gjat qendrimit tim ne prishtine i kam pasur dyert e hapura te ta dhe me kan ndihmuar shume.
Per vitin 2020 shpresoj ne rezultate edhe me te mira oss!”