Gjatë vitit 2019 u mbajt Kampionati Botëror i Basketbollit, ku spanjollët e mposhtën në finale Argjentinën. Vendi i tretë i takoi Francën, e cila e mundi Australinë.
Kampionati Botëror ishte ngjarja kryesore e vitit 2019 në basketboll. Gjatë vitit që e lamë pas, në Kinë u mbajt evenimenti më i rëndësishëm i basketbollit, ku fituese doli Spanja.
“Stuhia e Kuqe” e pati një rrugëtim perfekt në kompeticionin që u mbajt në Azi.
Spanjollët e mposhtën në finale Argjentinën me rezultat 95:75 në ndeshjen e zhvilluar në “Wukesong Sport Arena” në Pekin.
Ricky Rubio kishte shkëlqyer për ekipin fitues me 20 pikë, ndërsa Marc Gasol kishte shtuar 14 pikë, 7 kërcime e 7 asistime.
Kjo ishte hera e dytë që Spanja u shpall kampione e botës, duke e përsëritur suksesin e 13 vjetëve më parë.
Titulli i tyre i parë kishte arritur në vendin tjetër aziatik, Japoni.
Ky ishte triumfi i dytë për Gasol e Rudy Fernandez, të cilët ishin pjesë e ekipit që ishte shpallur kampion bote në vitin 2006.
Spanja iu bashkohet vendeve si Brazili, Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e kanë fituar këtë trofe më shumë se një herë.