Shteti i Turqisë ka konfirmuar se 20 nxënës të Gjilanit do të aftësohen atje në fushën e inovacionit të teknologjisë, dizajnit dhe në përgatitjen e cilësinë e ushqimit.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, i cili pas vizitës zyrtare në Bursa të Turqisë, ka vizituar edhe disa disa korporata, kompani dhe biznese të cilat operojnë atje, duke arritur kështu këtë marrëveshje të rëndësishme.
“Jam shumë i lumtur dhe e falënderoj shtetin turk që e ofroi këtë mundësi të jashtëzakonshme për aftësimin profesional të 20 nxënësve në lëmi të ndryshme. Ky lajm i mirë ka ardhur pas binjakëzimit të shtatë shkollave të Gjilanit me shtatë shkolla të Bursës. Tashmë ne do t’i bëjmë përgatitjet për përzgjedhjen e nxënësve më të mirë në fushat përkatëse. E falënderoj shumë kryetarin Lutfi Haziri për kujdesin e madh dhe përkrahjen që po i jep sektorit të Arsimit”, ka deklaruar Gagica.