PDK, urime zgjedhjet!

PDK, urime zgjedhjet!

Në zgjedhjet e brendshme të PDK-së, Dega në Gjilan garojnë dy kandidatë serioz vlerash të ndryshme kohore, por që të përbashkët kanë Atdheun dhe kombin.

Nga: Gani Neziri

Që të dy posedojnë zotësi udhëheqëse me qytetarë dhe veçanërisht me administratën komplekse të komunës së Gjilanit.

Këto dy personalitet janë kombinim vlerash gjeneratash të ndryshme që presin të votohen nga aktivistët e partisë ditën e diel më 21.04.2019.

Që të dy e kanë besimin e plot nga aktivistët e PDK-së. Votimi do të jetë i lirë për vajzat dhe djemtë e ri që të votojnë për të preferuarin e tyre.

Që të dy janë të merituar por, dihet qartë se vetëm njëri do të fitoj timonin udhëheqës të partisë për katërvjeçarin e ardhshëm.

Por, si do që të jetë, cilido që do të fitoj, dega në Gjilan do të ndjehet fitimtar. Sepse, vërtetë do të jemi fitimtar në cilindo variant.

Përveçse në kuptimin figurativ, të humbur nuk do të ketë në këto zgjedhje, sepse, që të gjithë do ta urojmë fitimtarin e çastit dhe do të jemi mbështetje e vazhdueshme deri në fitoren e radhës për të hyrë triumfalisht me votën e lirë të qytetarit në selinë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit.

Prandaj, ju vajzat e djemtë e ri të PDK-së, votoni lirshëm e të pandikuar nga askush, sepse, ju vet dini të votoni. “Ju keni të drejtë gjithmonë, madje, edhe atëherë kur nuk keni të drejtë”!

KOMENTE