Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sonte 16 mostrat e marra në Komunën e Kamenicës kanë rezultuar negativ.
Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati tha se këto 16 mostra ishin kontakte të personit të fundit të diagnostifikuar me COVID-19 në Topanicë.
“Lajme të mira sonte. Nga 16 mostra të marra nga IKShP, të gjithë prej tyre kanë rezultuar negativ. Këta 16 persona ishin kontakte të personit të fundit që u diagnostifikua me COVID-19 në Topanicë dhe shpresojmë që mos të kemi raste të reja”, tha Kastrati.
Ndryshe në Komunën e Kamenicës deri më sot numri i të infektuarve është 40, ku nga ta janë shëruar plotësishtë 35 persona, ndërsa pesë raste janë akoma aktive.