Nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri, Komuna e Gjilanit do të shënoj 15 qershorin – Dita e Çlirimit, ku janë të parapara të mbahen një sërë aktivitetesh.
Përveç tjerash, në kuadër të kësaj dite do të bëhet edhe zhvendosja e shtatoreve të heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.
Kryetari Lutfi Haziri ka deklaruar se për këtë ditë të bardhë, familjet e dëshmorëve sakrifikuan bijtë e tyre për të njomur themelet e shtetit të Kosovës me gjakun e tyre.
“Në këtë ditë, të gjithë ata që janë dëshmitarë të kohës, të gjithë ata që e përjetuan 18-vite më herët ditën e çlirimit të Gjilanit duhet të ndihen krenarë, duhet të tregojnë respekt dhe mbi të gjitha duhet të marrin mbi vete tërë atë angazhim në përgjithësi që kanë ndaj atyre që këtë vend e bënë me nam, me nderë dhe të lirë”.
“Familjet e dëshmorëve sakrifikuan bijtë e tyre për të njomur themelet e shtetit të Kosovës me gjakun e tyre. Duhet t’i respektojmë e nderojmë edhe veteranët e luftës që rastësia ka dashur që ata janë gjallë”, ka thënë Haziri.
Agjenda është si vijon:
Ora : 10:00 – Homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve
11:00 – Ceremonia e zhvendosjes së lapidarëve të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës (te parku para ish-ekzekutivit)
13:00 – Koncert Festiv për Fëmijë (sheshi “Agim Ramadani”
14:00 – Shpallja e me të dalluarve në Sektorin e Rinisë (Shtëpia e Rinisë)
17:00 – Shallja e më të dalluarve në sektorin e sportit (Restorant “Planet”)
21.00 – Festivali i kënges dhe valleve popullore “Gjilani Fest 2017” (Sheshi “Agim Ramadani”)