DYLON

Në Zhegoc të Gjilanit: Kadetët e FSK-së me ushtrim fushorë

Në Zhegoc të Gjilanit: Kadetët e FSK-së me ushtrim fushorë
Avatar photo Redaksia

Kadetët e FSK-së, po realizojnë ushtrimin fushorë “Kampi veror 2017’’ që ka filluar operacionet e saj stërvitore, nga data; 05-18 qershor 2017. Dita e vizitorëve(VIP) mbahet me datë 14 Qershor 2017, duke filluar nga ora 12:00, në fshatin Zhegoc të Komunës së Gjilanit.

Në planifikimin, organizimin si dhe ekzekutimin e ushtrimit fushor “Kampi veror 2017” janë të përfshirë të gjithë kadetët e Forcës së Sigurisë të cilët studiojnë në Qendrën për Studime Universitare të cilët matin dhe vlerësojnë njohuritë dhe shkathtësitë e fituara si në aspektin individual po edhe në atë ekiporë.

Operacionet e ushtrimit do t’i përcjellin nga afër; oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, këshilltarët ushtarak të NATO-s për MFSK/FSK, komandanti i Kampit Ushtarak Amerikan ,,Bondsteell’’, si dhe oficerë tjerë të FSK-së.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.