Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për vitin kalendarik 2019-2021 për licencimin e FIBA Gjyqtarëve tavolinës zyrtare ka arritur të licencojë 15 gjyqtarë të cilët me sukses kanë kaluar FIBA Online Testet nga njohuria e rregullave të basketbollit, si dhe nga FIBA Table Officials Qualification Programme.
Për të gjithë gjyqtarët e licencuar FIBA ka ndarë edhe certifikatat e licencimit.
Licencimet janë bërë në koordinim me Faton Kurshumlinë, FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve në Federatën e Basketbollit të Kosovës. Kjo është hera e parë që në kuadër të Federatës së Basketbollit të Kosovës janë të licencuar 15 gjyqtarë të tavolinës zyrtarë, katër gjyqtarë me stemën e FIBA-s dhe një Instruktor Nacional të FIBA-s.
FBK-ja të gjithë gjyqtarëve i dëshiron sukses në nominmet e tyre.
Gjyqtarët e licencuar:
Albert Vërbiqi
Anjesa Haziraj
Arian Thaçi
Irma Konjusha
Atdhe Goqaj
Artan Gashi
Burim Berisha
VisarBunjaku
Atdhe Gutaj
Genc Vitaku
Arian Kurtalani
Mërgim Istrefi
Roni Pupovci
Roni Vokshi
Blendi Spahija