Bashkimi Evropian ka vendosur të bëjë ndryshim rrënjësor të misionit të saj për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.
Por, ka tri gjëra që insiston t’i mbajë të njëjta.
E para nga to kërkon që Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mbetet bazë juridike për vendosjen e këtij misioni të ri.
“Ombrella e OKB-së për misionin e ri mbetet e paprekur”, thuhet në këtë draftstrategji. “Për bazën ligjore për këtë mandat të ri do të vazhdojë të mbetet e domosdoshme Rezoluta 1244 e KS të OKB-së”.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se do të ketë shkëmbim letrash Bruksel Prishtinë përkitazi me këtë vendosje.
“Jemi në fazën e negociimit dhe ende nuk është finale asgjë. Ajo është vetëm propozim i BE’së. Për ne bazë juridike mbetet ftesa jonë, vendimi i Këshillit të Ministrave të BE’së dhe letra e shkëmbyer e ratifikuar në Kuvend”, ka thënë ai, shkruan Koha Ditore.