Një përmbledhje e raportit, u publikua nga Organizata Jo-Qeveritare e Biodiversitetit dhe Ekosistemit, e cila u krijua në vitin 2012 nga OKB’ja për mbrojtje të ambientit, dhe vepron në 132 vende në botë.
Në raport thuhet se, 25% e gjitarëve, më shumë se 40% e specieve amfibe, gati 33% e peshkaqenëve dhe 25% e bimëve kërcënohen nga zhdukja. Bazuar në këto rezultate, hulumtuesit kanë ardhur në përfundim, se 1 milionë specie janë në rrezik të zhdukjes.
Rober Watson, anëtarë i panelit dhe profesor për shkencat e ambientit në Universitetin e Anglisë Lindore, në Britaninë e Madhe, tha se provat e mbledhura në të kaluarën, për pesë dekada me radhe, nga gati 15.000 shkencëtarë dhe raporte qeveritare.
Që nga shekulli i 16’të, njerëzit me veprat e tyre, kanë zhdukur 680 specie, duke përfshirë edhe breshkat e ishullit Pinta. Breshka e fundit e këtij lloji, vdiq në Parkun Kombëtarë në Ekuador, në vitin 2012. Gjithashtu edhe rinoqeronti i llojit Javan, u zhduk në vitin 2011.
Ky hulumtim, vjen në përfundimin se diveristeti i specieve në planetin tonë, është në zhdukje e sipër.