DYLON

Autobusi i lë në rrugë, klubi anglez vazhdon festën e kampionit

Autobusi i lë në rrugë, klubi anglez vazhdon festën e kampionit
Avatar photo Elife Sherifi

Norwich siguroi vendin e parë në Championship në Angli dhe arriti të ngjitet në Premier League për sezonin e ardhshëm.

Lojtarët dhe stafi kanë dalë në qendër të qytetit ku kanë festuar bashkë me tifozët e tyre promovimin në elitën e futbollit anglez. Mirëpo gjatë festës një incident u shënua me autobusin e tyre.

Për të bërë paradën nëpër qytet ishte porositur një autobus me ngjyrën e verdhë të ekipit, gjithsesi mjeti i la në gjysmë të rrugës sepse pësoi një defekt dhe nuk u vu më në lëvizje, pavarësisht tentativës së dy lojtarëve për ta shtyrë të vetëm mjetin e rëndë.

EkoHigjiena

Megjithatë festa e Norwich nuk u ndal, sepse shumë shpejt mbërriti një autobus tjetër i hapur, edhe pse nuk ishte me ngjyrën e tyre dalluese, por i kuq, ashtu siç janë në të gjithë Anglinë autobusët urban publik.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.