Ju që e konsumoni dhe pëlqeni verën e kuqe, tashmë keni edhe një arsye më shumë për ta pirë atë. Një gotë verë e kuqe është ekuivalente si një orë e shpenzuar në palestër sa i përket djegies së kalorive, thotë një studim i ri.
Studimi i kryer nga Universiteti Alberta, Kanada, ka konkluduar se vera e kuqe përmban një përbërës të quajtur resveratrol, i cili është i njëjtë me atë që trupi juaj e prodhon kur bëni ushtrime fizike.
Çfarë është resveratroli?
Resveratroli është përbërës i cili është prezent në lëkurën e boronicave, arrave dhe disa produkteve tjera. Njihet si një antioksidant efektiv, të cilin shumica e pemëve e prodhojnë për ta mbrojtur veten nga rreziqet ambientale.
Si ndihmon resveratroli në humbjen e peshës?
Ata të cilët konsumojnë një gotë verë në ditë janë më pak të prirë të shtojnë peshë, pasi që resveratroli mund ta parandalojë rritjen e qelizave dhjamore në trup, gjë që e mban nën kontroll peshën e trupit.Trupi i njeriut e përdorë resveratrolin për të krijuar një përbërës që quhet picetannol, i cili në mënyrë indirekte ndihmon në parandalimin e rritjes së qelizave yndyrore.