Pas pushimit dimëror, klubet e futbollit në Kosovë iu janë rikthyer garave këtë fundjavë, me ndeshjet e fazës së 1/8 së finales së Kupës së Kosovës. Në këtë fazë, në garë janë edhe dy skuadra e qytetit të Gjilanit, klubet e futbolli, FC Drita dhe SC Gjilani, transmeton Portali 2LONLINE.
Por, SC Gjilani nuk ia doli të kualifikohet tutje, pasi humbi nga Prishtina pas ekzekutimit të penalltive, pasi në kohën e rregullt takimi përfundoi pa gola. Edhe në vazhdime portat nuk u prekën.
Përndryshe, katër ndeshje janë zhvilluar sot, derisa katër ndeshje të tjera do të luhen të dielën.
Rezultatet e ballafaqimeve të sotme:
Gjilani – Prishtina 0:0 ( 1:4) pas ekzekutimit të penalltive
Suhareka – Prishtina e Re 3:1
Vjosa – 2 Korriku 4:1
Feronikeli 74 – Malisheva 1:3
Të dielën luhen ndeshjet mes:
Drita – Rilindja 1974
Trepça 89 – Llapi
Dukagjini – Dinamo
Ballkani – Vëllaznimi