Ministri i Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj, me bashkëpunëtorë ndoqi nga afër fillimin e asfaltimit të urës më të gjatë në rajon, pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”.
Nga punëkryesit, Ministri Lekaj u njoftua me ecurinë dhe cilësinë e punëve që po bëhen në këtë autostradë. Menaxheri i projektit Riyadh Alkhazraji, informoi të parin e MI-së se plani dinamik po zhvillohet siç është paraparë dhe shumë shpejt autostrada do të lëshohet plotësisht në shfrytëzim të qytetarëve.
Autostrada “Arbën Xhaferi” është projekt madhor i Ministrisë së Infrastrukturës që lidh Kosovën me Maqedoninë.