Thaçi: Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan

Thaçi: Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka shkruar se Dita e 11 shtatorit 2001 ishte më e kobshmja në shekullin e sapofilluar për mbarë botën, por veçanërisht për popullin mik amerikan. Sulmet terroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe ndaj Pentagonit ishin shumë mizore.

“Sulmet mbi kullat binjake, ku humbën jetën mijëra persona, më pas binjakëzuan shumë shtete e popuj në luftë të përbashkët kundër terrorizmit, të cilat, të udhëhequra nga SHBA-ja ngadhënjyen në këtë luftë.Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan dhe sot kujtojmë viktimat e 11 shtatorit 2001 me nderime të larta shtetërore”, shkruan Thaçi.

Ja postimi i tij i plotë

Dita e 11 shtatorit 2001 ishte më e kobshmja në shekullin e sapofilluar për mbarë botën, por veçanërisht për popullin mik amerikan.

Sulmet terroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe ndaj Pentagonit ishin shumë mizore.

Ndonëse ditë e rëndë për mbarë botën e qytetëruar, ajo u bë edhe ditë e kthesës së madhe në historinë botërore.

Sulmet mbi kullat binjake, ku humbën jetën mijëra persona, më pas binjakëzuan shumë shtete e popuj në luftë të përbashkët kundër terrorizmit, të cilat, të udhëhequra nga SHBA-ja ngadhënjyen në këtë luftë.

Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan dhe sot kujtojmë viktimat e 11 shtatorit 2001 me nderime të larta shtetërore. HTH

KOMENTE