LDK e Gjilanit: Në fund të muajit bëhet publik kandidati konsensual për kryetar komune

LDK e Gjilanit: Në fund të muajit bëhet publik kandidati konsensual për kryetar komune

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan është drejt fundit të debatit të brendshëm pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe fillimit të zbatimit të politikave lokale për Gjilan.

Të gjitha organet e Degës, nëndegëve dhe forumeve, kanë marrë pjesë në debat dhe rekomandimet e dala do ta fuqizojnë rolin e qytetarit nën udhëheqjen e LDK’së.

LDK njofton opinionin se deri në fund të muajit do të punohet me lagje, fshatra, grupe të interesit, e OJQ, me qëllim të finalizimit të listës përfaqësuese për Kuvend Komunal dhe emrit konsesual për nominimin e pritur për kryetar të Komunës nga radhët e rugovistëve, thuhet në komunikatë.

KOMENTE