Kryetari i dhomës së lartë të Parlamentit të Gjenevës qëndroi ne Universitetin “Kadri Zeka”

Kryetari i dhomës së lartë të Parlamentit të Gjenevës qëndroi ne Universitetin “Kadri Zeka”

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur në një takim Leyvraz Eric, Kryetar i Dhomës së Lartë të Parlamentit të Gjenevës i shoqëruar nga Tahir Shabani, Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare.

Rektori Kosumi, pasi ka falënderuar kryetarin Leyvraz Eric për vizitën, e ka njoftuar atë rreth zhvillimeve dhe aktiviteteve në Universitet duke thënë se si Institucion Arsimor jemi në moshë të re që nga krijimi, por kemi ambicie të mëdha për zhvillim dhe ngritje të cilësisë.

Ndër tjerash Rektori Bajram Kosumi ka thënë se një pjesë e madhe e bashkatdhetarëve tanë punojnë dhe jetojnë në shtetin Zvicrës, konkretisht në kantonin e Gjenevës, dhe ne i jemi shumë mirënjohës shtetit Zviceran për gjithçka që ka bërë për ne kosovarët dhe gjithë shqiptarët në përgjithësi.

Ndërkohë që të dy palët biseduan për mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Leyvraz Eric, Kryetar i Dhomës së Lartë të Parlamentit të Gjenevës, në kuadër të programit “Guest Speaker” para stafit akademik dhe studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”, ka mbajtur një ligjëratë me temën “Diplomacia Parlamentare në Republikën dhe Kantonin e Gjenevës”.

Ai pos tjerash ka thënë se, në shtetin e Zvicrës i kushtohet shumë kujdes qytetarëve, dhe se sipas tij, qytetarët janë ata të cilët vendosin vet për vendin e tyre.

Ndërsa Tahir Shabani, Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare, ka folur rreth diplomacisë kulturore dhe lobimit pranë OKB-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare.

Në fund të ligjëratës, nga të pranishmit pati interesime që kishin të bënin kryesisht rreth diplomacisë zvicerane dhe mundësisë së bashkëpunimit mes Universitetit tonë dhe Universiteteve zvicerane.

Kurse në shenjë respekti ndaj tyre dhe kantonit të Gjenevës, Rektori Bajam Kosumi i ka ndarë kryetarit Leyvraz Eric dhe kryetarit Tahir Shabani mirënjohje, ndërsa Ahmet Ibrahimi profesor i artit në Universitetin “Kadri Zeka”, i ka dhuruar Kryetarit të Dhomës së Lartë të Parlamentit të Gjenevës një pikturë ku kishte paraqitur profilin e tij.

KOMENTE