Kamenicë: Dëmtohen dhe vidhen shenjat e trafikutfotoilustrim

Kamenicë: Dëmtohen dhe vidhen shenjat e trafikut

Ankuesi, punëtor në ndërmarrjen për mirëmbajtjen e shenjave tё komunikacionit në rrugët regjionale, njofton se ka vërejtur se nё rrugën Kamenicë-Busavatë-Llabjan nga fshati Ruboc deri nё dalje tё fshatit Busavatë ku kalohet nё territor tё Komunës së Novobërdës janë dëmtuar një numër i shenjave tё trafikut.

“Patrullat policore nga stacioni policor i Kamenicës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmohet se janë tё dëmtuar rreth 20 (njëzet) shenja trafiku (disa të dëmtuara dhe disa tё vjedhura)”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

Prokurori i shtetit urdhëron tё hapet rast “Rrezikim i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme” dhe i dedikohet njësisë së hetimeve .

KOMENTE