Asfaltohen dy rrugë të rëndësishme në fshatin Gjylekar

Asfaltohen dy rrugë të rëndësishme në fshatin Gjylekar

Në fshatin Gjylekar të Vitisë është asfaltuar sot “Rruga e Budrigës” në gjatësi prej mbi 500 metrash si dhe po vazhdojnë punimet në asfaltimin e rrugës “15 Prilli” në gjatësi në mbi 400 m.

Me këtë rast zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu me bashkëpunëtor ka inspektuar punimet në asfaltimin e këtyre dy rrugëve. Asfaltimi i “Rrugës së Budrigës” dhe “15 Prilli” është mirëpritur nga banorët lokal, të cilët falënderuan institucionet komunale të cilët po punojnë në ndërtimin e infrastrukturës rrugore me qëllim që të sigurohet lëvizja e lirë.

KOMENTE