• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Nacionale
  3. U ndanë çmimet vjetore për diasporën
Nacionale

U ndanë çmimet vjetore për diasporën

by Redaksia 2LONLINE 3 Gusht, 2017 3 min read
 U ndanë çmimet vjetore për diasporën

Ministria e Diasporës organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për diasporën “Mërgimtari i vitit” dhe “Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”. Ky aktivitet u organizua në kuadër të Ditës së Diasporës.

Çmimi “Mërgimtari i vitit” u jepet mërgimtarëve për sukseset e arritura në fushën e arsimit, kulturë, sport, biznes, veprimtari humanitare, si dhe për kontribut të veçantë për shtetin e Kosovës ose për diasporën.

Çmimi në fushën e arsimit dhe shkencës iu dha binjakeve Detina Zalli & Argita Zalli për të arriturat në mjekësi.

Çmimi në fushën e kulturës iu dha regjisorit Eki Rrahmani për kontributin dhe sukseset e tij në fushën e kinematografisë.

Çmimi në fushën e sportit iu dha futbollistit Etrit Berisha për sukseset e arritura në sport.

Çmimi në fushën e biznesit iu dha zonjës Miranda Ademaj, një udhëheqëse e suksesshme e një kompanie në Zvicër.

Çmimi post mortem iu dha ish-kryetarit të Parlamentit Zviceran, Victor Ruffy, për kontributin dhënë në sensibilizimin e çështjes së Kosovës dhe avancimin e integrimin e shqiptarëve në Zvicër.

Çmimi i nderit iu dha prof. dr. Basil Schader, për kontribut të veçantë dhe përkrahje të jashtëzakonshme në fuqizimin e mësimit të gjuhës shqipe në botë.

Çmimi “Mërgimtari i vitit” iu dha fotografit të njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Amerikë, Fadil Berisha, për punën dhe sukseset e arritura në fushën e fotografisë.

Po në këtë ceremoni u nda edhe çmimi “Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”.

Çmimi për emisionin më të mirë televiziv iu dha Adnan Alitit nga Radiotelevizioni “Zëri i Kosovës” në Danimarkë, për dokumentarin “Me arbneshët e Zarës”. Është ky një dokumentar për arbneshët e Zarës, që nga vendosja e tyre në këtë vend, ruajtja e traditave dhe e gjuhës, kontributi i tyre etj.

Çmimi për shkrimin më të mirë në medie/portale iu dha dy gazetarëve: Migjen Kajtazit për reportazhin “Unë dhe Samiti i Diasporës” dhe Arif Ejupit për shkrimin “FC Kosova e Gjenevës, 20 vjet futboll dhe integrim”.

Gjithashtu, çmimi për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës shqiptare iu dha dy gazetarëve Bahtir Cakollit nga RTV-21 dhe Agron Krasniqit nga RTK-ja, të cilët përmes emisioneve të ndryshme për bashkatdhetarët kanë kontribuuar për diasporën.

Pas ndarjes së çmimeve, mbrëmja vazhdoi me grupin muzikor nga Sllovenia “Kvali”, si dhe me këngëtaren Nezafete Shala, të cilët kënduan këngë të bukura shqipe.

Tags: çmimet vjetore diasporën Mërgimtari i vitit nacionale
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjykatë/Prokurori

Kryetari i Gjykatës në Gjilan pret në takim drejtuesit e Stacionit Policor

26 Maj, 2022
Gjilan

Kuvendi i Gjilanit anulon vendimin për PZHK 2021-2029 

26 Maj, 2022
Promo

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022
Gjilan

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të

26 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Xhabir Hamiti ambasadori i ri i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, dorëzon letrat kredenciale

18 Dhjetor, 2021

REAGIM: Kriza energjetike është në radhë të parë krizë e vendimmarrjes dhe politikave të munguara!

17 Dhjetor, 2021

Alban Hyseni: Sakrifica, puna dhe gjithçka për të cilën ka luftuar Astriti, do të jenë gjithmonë në memorien tonë e do të na përcjellin përherë

5 Nëntor, 2021

Nga 1.619 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në Covid

5 Nëntor, 2021

Odat Amerikane të Evropës të përkushtuara ndaj ndryshimeve klimatike

2 Nëntor, 2021

Moti në vendin tonë

28 Tetor, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com