Ende mbetet e paqartë e ardhmja e ish-mbrojtësit të Shkëndisë, Ardian Cuculi, kontrata me Kf.Kukësin i skadoi pas ndeshjeve në Evropë.
Por, ajo që është e sigurt është se qendërmbrojtësi shqiptar është i lirë nga ish-klubi i tij, pasi vetë klubi i Kukësit ka njoftuar se kanë ndarë rrugët me Cuculin.
Mbrojtësi karrierën pritet ta vazhdoj në Kosovë, te Drita e Gjilanit.
Ish-kampionët e Kosovës pritet ta prezantojnë gjatë orëve të ardhshme ish-anëtarin e Partizanit dhe Shkëndijës.
Njoftimi i plotë nga FK Kukësi:
“Futboll Klub Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Ardijan Cuculin.
Marrëveshja mes Klubit tonë dhe 32-vjeçarit ka përfunduar.
Qendërmbrojtësi, i ardhur te skuadra jonë një vit më parë, është aktivizuar në 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke fituar Kupën e Shqipërisë.
Klubi falenderon Ardijan Cuculin për kontributin e dhënë me fanelën blu dhe i uron suksese në karrierë!
#FaleminderitCuculi” thuhet në njoftimin e klubit.
Ndarjen e ka zyrtarizuar edhe vetë futbollisti:
Nga sot nuk jam pjese e Kuksit,dua ti faleminderoj te gjithe pa perjashtim qe nga lojtaret,stafi teknik,stafi mjeksore,punetoret e administrates deri te presidenti i klubit!
Ne fund dua ti faleminderoj tifozet qe gjithmon na kane perkrahur,ku dhe se bashku ju gezuam fitimit te nje trofeu!